Beograd – Administrata e tokës bujqësore ka zhvilluar një aplikim të ri GIS që lejon inspektimin e tokës bujqësore. Një aplikim i internetit për të dhënat mbi tokën bujqësore në pronësi shtetërore nga 15 korriku është në dispozicion të publikut.
Beograd – Administrata e tokës bujqësore ka zhvilluar një aplikim të ri GIS që lejon inspektimin e tokës bujqësore. Një aplikim i internetit për të dhënat mbi tokën bujqësore në pronësi shtetërore nga 15 korriku është në dispozicion të publikut. Aplikimi bazohet në të dhënat e marra nga programet vjetore të mbrojtjes, rregullimit dhe përdorimit të tokës bujqësore, të cilat nga ky vit të gjitha njësitë e vetëqeverisjeve lokale i përpunojnë përmes sistemit informativ të Administratës, duke përdorur aplikacionin për përpilimin e programit vjetor.
Të dhënat mbi tokën bujqësore paraqiten në shtresa të ndryshme: parcelat publikë, parcelat me kontratat shumëvjeçare, parcelat me kontratat që skadojnë në vitin e tanishme, parcelat e pa realizuara publike, parcelat e vecanta nga programi dhe parcelat në pronësi.
Të dhënat e paraqitura i referohen programit vjetor për 2018/2019, me përjashtim të bashkive dhe qyteteve: Cacak, Cajetina, Qiqevac, Crna Trava, Doljevac, Jagodina, Koceljeva, Kraljevo, Krushevac, Leban, Medvegjë, Prijepolje, Rekovac, Uzhicë, Varvarin, Vladiqin Han, Zhitoragje dhe Vrshac.
Për arsye teknike nuk ishte e mundur të shfaqeshin të dhëna për Qokën, Kovaqica, si dhe për komunat e qytetit Petrovaradin, Vranjska Banja, Nish-Medijana, Nish-Pantelej, Nish-Nishka Banja dhe Nish-Palilula.
Burimi: Ekapija dhe Trupi koordinues