Përfaqësuesi special i OSBE-së për Ballkanin Perendimor, Zherar Shtudman, u takua me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.
Përfaqësuesi special i OSBE-së për Ballkanin Perendimor, Zherar Shtudman, u takua me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq. Në takim u bisedua rreth rolit të Trupit Koordinues për zgjidhjen e problemeve në këto tri komunat.
Me këtë rast Stankoviq ka njoftuar ambasadorin Shudman me funskionin e Trupit Koordinues dhe rolin e tij në koordinimin në mes Qeverisë së Serbisë dhe tri komunave, si dhe me situatën ekonomike dhe politike.
Në këtë aspekt, kryetari i Trupit Koordinues ka paraqitur edhe njëherë qëndrimin e tij që zgjedhjet e ardhshme janë mundësi për komunitetin shqiptarë në jug të Serbisë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Kombëtar dhe ti relizojnë kërkesat e tyre përmes miratimit të ligjeve. Stankoviq ka përmendur se si liderëve politik shqiptar i ka përcjellur dëshirën e Beogradit për pjesëmarrje në zgjedhje.
Ambasadori Shudman ka përshëndetur vendimin e Partisë për Veprim Demokratik dhe gadishmërinë e saj për të marrë pjesë në zgjedhje, duke konstatuar se është përgjegjësi politike.
Ambasador Shudman në fund të takimit ka përgëzuar kryetarin e Trupit Koordinues për qasjen për të punuar.
Burimi: Trupi Koordinues