Shefi i Delegacionit të Unionit Europian në Serbi, ambasadori Majkëll Davenport do të vizitojë Bujanocin më 7 qershor 2016, ku do t`i vizitojë projektet të cilat i financon Unioni Europian, si dhe do të takohet me kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë.
Shefi i Delegacionit të Unionit Europian në Serbi, ambasadori Majkëll Davenport do të vizitojë Bujanocin më 7 qershor 2016, ku do t`i vizitojë projektet të cilat i financon Unioni Europian, si dhe do të takohet me kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë. Ambasadori Davenport do të marrë pjesë në punimet e Këshillit të palëve të interesuara për projektin e Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, ndërsa do të bisedojë edhe me kryetarin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.
Ambasadori Davenport sëbashku me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në shkollën fillore „Naim Frashëri“, do të bisedoj me nxënësit dhe nxënëset e komunitetit shqiptar të cilët kanë marrë pjesë në projektin e mësimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare, ndërsa nxënësit dhe nxënëset e shkollave të mesme „Sveti Sava“ dhe „Sezai Surroi“ do të shkëmbejnë përshtypjet rreth themelimit të kooperativave, shkrimin dhe shtypjen e magazinës në dy gjuhë dhe krijimin e suvenireve.
Aktivitetet e PROGRES-it Europian, program i cili kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të jugut dhe jugperendimit të Serbisë, Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës i mbështet me gjithsej 24,46 milionë euro. Progami ka për qëllim forcimin e administratës lokale, krijimin e rrethanave të favorshme për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë, si dhe të përmirësoj realizimin e politikave në fushën e inkluzionit social. Aktivitetet në terren i realizon Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS).
Komunat e përfshira në program – Novi Pazari, Ivanjica, Novi Varoshi, Priboji, Prijepola, Reashka, Sjenica dhe Tutini në jugperendim të Serbisë, si dhe Prokupla, Bllaca, Zhitoragja, Kurshumlija, Leskoci, Bojniku, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Trava, Vraja, Bosilegradi, Bujanoci, Vlladinçin Hani, Presheva, Surdulica, Tërgovishta, Brusi, Aleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Svërlingu, Babushinca, Bella Pallanka dhe Knjazhevci në juglindje të vendit.
Lista e aktiviteteve për media
E martë, 7 qershor |
|
08:30-09:10 |
Vizita në shkollën fillore „Naim Frashëri“, në të cilën realizohet projekti për avansimin e mësimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare (Dositeja Obradoviq 9) Delegacioni: Majkëll Davenport, shefi i Delegacionit të UE-së në Serbi, prof. dr Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Grem Tyndall, menaxher i programit PROGRESI Europian |
09:10-09:15 |
Deklaratat për media |
09:30-10:15 |
Takimi me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin (ndërtesa e komunës së Bujanocit, Karagjorgje Petroviq 115)
Delegacioni: Majkëll Davenport, shefi i Delegacionit të UE-së në Serbi, Grem Tyndall, menaxher i programit PROGRESI Europian *kameramanëve dhe fotoreporterëve është mundësuar inçizimi i fillimit të takimit |
10:20-11.00 |
Takim me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin (Fakulteti Ekonomik i Suboticës në Bujanoc, Karagjorgje Petroviq bb)
Delegacioni: Majkëll Davenport, shefi i Delegacionit të UE-së në Serbi, Grem Tyndall, menaxher i programit PROGRESI Europian *kameramanëve dhe fotoreporterëve është mundësuar inçizimi i fillimit të takimit |
11:00-13:00 |
Këshilli i palëve të interesuara për projektin e Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc (Fakulteti Ekonomik i Suboticës në Bujanoc, Karagjorgje Petroviq bb) *kameramanëve dhe fotoreporterëve është mundësuar inçizimi i fillimit të takimit |
13:20-14:00 |
Takim me prof. dr Zoran Stankoviqin, kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (Fakulteti Ekonomik i Suboticës në Bujanoc, Karagjorgje Petroviq bb)
Delegacioni: Majkëll Davenport, shefi i Delegacionit të UE-së në Serbi, Grem Tyndall, menaxher i programit PROGRESI Europian *kameramanëve dhe fotoreporterëve është mundësuar inçizimi i fillimit të takimit |
14:10-15:00 |
Vizita e projektit të bashkëpunimit ndëretnik të dy shkollave të mesme në Bujanoc (Shtëpia e Kulturës, Karagjorgje Petroviq 115) Delegacioni: Majkëll Davenport, shefi i Delegacionit të UE-së në Serbi, Grem Tyndall, menaxher i programit PROGRESI Europian |
Për më shumë informacione Ju lutemi kontaktoni:
Maria Radulloviq
Bashkëpuntore për Komunikim, PROGRES-i Europian
Моb: +381 (0)63 861 4524, e-mail: marijara@unops.org