AMBASADORI I BELGJIKËS VIZITOI EDHE MEDVEGJËN

  • In Lajme
  • 18. February 2019.
  • 20 Views
AMBASADORI I BELGJIKËS VIZITOI EDHE MEDVEGJËN

Medvegjë – Pas vizitës në Leskoc, ambasadori i sapoemëruar i Mbretërisë së Belgjikës në Serbi, Kunrad Adam, vizitoi Medvegjën dhe Banjën e Sijarinës. Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në atë komunë, pasi ai është në pozitën e ambasadorit vetëm gjysmë viti.

Përveç Shkëlqesisë së Tij Adam, në takim morën pjesë sektretari i parë i Ambasadës së Belgjikës, Ruben Van Opstal, si dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale.

Kryetari i Bashkisë së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, theksoi se arsyeja e vizitës ishte njohja me situatën aktuale në këtë mjedis, arritja e bashkëpunit më të mirë, si dhe për të lidhur investitorët nga Belgjika me komunën tonë.

Pas takimit në kabinet, ambasadori vizitoi Banjën e Sijarinës në shoqëri të kryetarit të komunës dhe u njoh me burimet natyrore të rajonit tonë.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака