AMBASADORËT NË TAKIM ME KRYETARIN E TRUPIT KOORDINUES

  • In Lajme
  • 20. February 2014.
  • 11 Views
AMBASADORËT NË TAKIM ME KRYETARIN E TRUPIT KOORDINUES

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majkëll Kirbin, shefin e misionit të UE-së në Serbi, ambasadorin Majkëll Devenport…

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majkëll Kirbin, shefin e misionit të UE-së në Serbi, ambasadorin Majkëll Devenport, shefin e misionit të OSBE-së në Serbi, ambasadorin Petër Burkhard dhe me Dejvid Mek Farlanom, i ngarkuar me punë në ambasadën e Britanisë së Madhe. Në takim është biseduar rreth situatës në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, rreth vendimit të shumicës së liderëve politik shqiptarë për mospjesëmarrjë në zgjedhjet e ardhëshme, me rolin e Trupit Koordinues për zgjidhjen e problemeve në këto tri komuna, si dhe për ndihmën dhe bashkëpunimin e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur zgjidhjen e problemeve.

Me këtë rast ambasadorët kanë theksuar se mbështesin përpjekjet dhe përkushtimin e Trupit Koordinues duke rënë dakord rreth vlerësimit se pa marrë parasysh në atë se janë ngrirë formalisht bisedimet, aktivitetet dhe kontaktet e përditëshme nuk janë ndërprerë. Ata kanë lavdëruar vendimin e atyrëve të cilët do të marrin në zgjedhje dhe kanë propozuar që Trupi Koordinues në kuadër të ligjeve ti ndihmojë në sigurimin e kushteve për zhvillim të qetë të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se nuk e kupton vendimin e shumicës së politikanëve shqiptar për mospjesëmarrje në zgjedhje dhe ka deklaruar se vendimi i tillë është në dëm të banorëve në këto komuna. Stankoviq i njohu ambasadorët se me kryetarët e këtyre komunave çdo ditë kontakton dhe se jeta dhe puna e njerëzëve të zhvillohet në mënyrë të qetë, dhe poashtu i njohu ata edhe për gjitha aktivitetet e Trupit Koordinues të tanishme dhe në kohën e ardhëshme.

Burimi: Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака