Të hënën më 16. Dhjetor asistentët dhe bashkëpuntorët në projektin “ Gjuha Sërbe si gjuhë joambëtare” qëllimi i të cilit është që nxënësit e shkollës së mesme “ Sezai Suroi” në Bujanoc të mësojn gjuhën sërbe, kanë vizituar Shërbimin e Trupit Koordinues…
Të hënën më 16. Dhjetor asistentët dhe bashkëpuntorët në projektin “ Gjuha Sërbe si gjuhë joambëtare” qëllimi i të cilit është që nxënësit e shkollës së mesme “ Sezai Suroi” në Bujanoc të mësojn gjuhën sërbe, kanë vizituar Shërbimin e Trupit Koordinues. Këta të rinjë janë takuar me këshilltaren e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues Milica Rodiq, këshilltarin e drejtorshës Rahim Salihin, dhe praktikantet që bëjnë praktikën në Shërbimin e Trupit Koordinues
Milica Rodiq në pika të shkurtëra ka folur për aktivitetet e Trupit Koordinues, por më shumë për aktivitetet që kanë të bëjnë me kualitetin e arsimimit siç janë: organizimi pa pages i “Shkollës së gjuhës sërbe” ndarja e bursave për nxënësit e shkollave të mesme dhe bursat për student, hapja e paraleles së Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Universitetit të Nishit në Medvegjë dhe paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.
Asistentët kanë paraqitur përvojat dhe rezulatet e tyre të katyre katër muajve të punës me nxënësit e klasëve të treta të shkollës së mesme. Kanë folur për problemet dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë punës, duke potencuar se gjatë këtyre katër muajve shohin hapa konkret të cilët kanë bërë nxënësit në mësimin e gjuhës sërbe.
Nxënësit janë shumë të knaqur, dhe kanë shfaqur shumë interes për të mësuar gjuhën sërbe. Atyre u pëlqejn metodat e tjera të punës, të cilat sipas përvojave të asistentëve po japing rezultate në një afatë shumë të shkurtër kohor. Si shembull pozitiv dhe si mënyr më e leht për të mësuar gjhën sërbe si gjuhë joambëtare, asistentët e rinjë që nga fillimi i programit kanë filluar të mësojn gjuhën Shqipe. Sipas fjalëve të tyre kjo ka qenë edhe motivim shtës që nxënësit e shkollave të mesme te jenë te lirë me asistentët dhe me një entuziazëm edhe më të madhë të mësojn gjuhën Sërbe.Një numër i konsiderushëm i këtyre nxënësve të kësaj shkolle kanë shfaqur shpresën për të studiuar gjuhën Sërbe, e që është një hap para për integrimin e pjestarëve të kësaj bashkësie. Milica Rodiq theksoi rëndësin e punës që e bëjnë asistëntët dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë punëen në mënyrë që të rinjët e përkatësis shqiptare sa më mirë të flasin gjuhën Sërbe ashtu që edhe të bëhet integrimi i tyre.