Bujanoc – Treni transportues nga Shkupi, në mëngjesin e të dieles ka shkelur dy emigrant ilelag të moshës së mesme.
Bujanoc – Treni transportues nga Shkupi, në mëngjesin e të dieles ka shkelur dy emigrant ilelag të moshës së mesme.
Siç mësohet, emigrantët kanë qenë në hekurudhën Preshevë – Vrajë, kur në t`a ka hasur treni transportues ndërkombëtar me numër 4570. Fatkeqësia ka ndodhur në afërsi të Stacionit Hekurudhor të Bujanocit, në fshatin Levosojë.
Hetimin e ka kryer zëdhënsi i prokurorit në Vrajë në bashkëpunim me policinë.
„Tek personat e vdekur nuk kemi gjetur asnjë dokument, kështu që është e pamundur identifikimi i tyre. Obduksioni i trupave do të kryhet në Paralelen për Mjekësi Ligjore në spitalin e Vrajës“, thonë në Administratën Policore të Vrajës.
Sipas fjalëve të dëshmitarëve okular, në afërsi të stacionit hekurudhor të Bujanocit ngjarsja në mëngjesit të së dieles ka qenë e tmershme.
Banorët e jugut të Serbisë shpeshë herë lajmrojnë në polici raste të ecjes në hekurudhë. Është vërtetuar se në shumicën e rasteve fjala është për emigrantët ilegal të cilët nga Maqedonia hyjnë në Serbi dhe rrugën e vazhdojnë në drejtim të veriut.
Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues