Përfaqësuesit e pakicës shqipëtare të Sebisë jugore mbështesin procedurën hetimore të ndjekjes penale kundër krimeve të luftës
Vranjë, Bujanoc, Preshevë – ,,Aksionin të cilin e ka ndërmarrë Prokuroria për krime të luftës në lidhje me varresat masive të Shqipëtarëve në rrethin e Rashkës, është lajmi më i mirë që e kemi ndëgjuar në këto vitet e fundit’’ ka thënë Skënder Destani, kryetarë i Unionin Demokratik të Luginës nga Presheva.

Siq ka thënë ai, tek përfaqësuesit e shqipëtarëve nga Serbia jugore ky gjest kthen besimin tek institucionet shtetërore të Serbisë. Sipas mendimit të tijë ,,Prokuroria për krime të luftës në Serbi është një organ i vetëm me autoritet i cili mundë të japë përpjekjet për besimin ndërkombëtarë’’
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa nga Partija Demokratike Shqipëtare deklaroi se ky ,,është hapi i parë i cili do të nxisë dialogun e mirëfilltë në mes të qeverisë së Beogradit dhe Prishtinës’’
Presim që prokuroria do të japë edhe më tepër mund dhe do t’i gjejë autorët e krimeve të para njëmbëdhjetë viteve sepse shumë familje Shqipëtare nga Serbia jugore edhe më tutje janë në kërkim të personave të humbur’’. Ai precizoi se egziston lista e rreth njëmijë Shqipëtarëve të humbur, fati i të cilëve sot e kësaj dite nuk i dihet’’
Për deputetin popullorë dhe liderin e Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimin, më e rëndësishme është se ,, filluar puna e mirëfillt kundër krimeve të luftës ku rolin kyq e ka Prokuroria nën udhëheqjen e zotëri Vukçeviqit’’.
,,Përgjegjësia egziston, por kjo nuk është tema e vetëm nj varrese, sepse njerëzit janë të vuajtur më tepër se dhjetë vitepër arsye se nuk dijnë se ku kanë humbur dhe ku janë të dashurit e tyre’’.
,,Në mënyrë të njejtë i përkrahu edhe protestat e nënave nga Beogradi dhe Prishtina të cilat nuk dijnë se ku janë më të dashurit e tyre. Pa ballafaqimin me të kaluarën nuk mundemi të presim dhe nuk mundemi ta mbajmë paqen në Serbinë jugore’’ theksoi Halimi.
Kraetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se ,,shteti i Serbisë me ballafaqimin me krimet të cilat janë bërë në emër të tijë, mundë ta shpëtojë ardhmërinë e tijë’’.
Pranimi i të gjitha krimeve nga viti 1999 dhe dënimi i të gjithë fajtorëve të cilët kanë bërë krime të luftës në emër të popullit serb është parakusht Ii procesit të gjatë të pajtimit në Ballkan’’, deklaroi Kamberi.