26.12.2025.

12.5.2010

  • In Lajme
  • 12. May 2010.
  • 38 Views

Përfaqësuesit e pakicës shqipëtare të Sebisë jugore mbështesin procedurën hetimore  të ndjekjes penale kundër krimeve të luftës

Vranjë, Bujanoc, Preshevë – ,,Aksionin të cilin e ka ndërmarrë Prokuroria për krime të luftës në lidhje me varresat masive të Shqipëtarëve në rrethin e Rashkës, është lajmi më i mirë që e kemi ndëgjuar në këto vitet e fundit’’ ka thënë Skënder Destani, kryetarë i Unionin Demokratik të Luginës nga Presheva.

Përfaqësuesit e pakicës shqipëtare të Sebisë jugore mbështesin procedurën hetimore  të ndjekjes penale kundër krimeve të luftës

Vranjë, Bujanoc, Preshevë – ,,Aksionin të cilin e ka ndërmarrë Prokuroria për krime të luftës në lidhje me varresat masive të Shqipëtarëve në rrethin e Rashkës, është lajmi më i mirë që e kemi ndëgjuar në këto vitet e fundit’’ ka thënë Skënder Destani, kryetarë i Unionin Demokratik të Luginës nga Presheva.

Siq ka thënë ai, tek përfaqësuesit e shqipëtarëve nga Serbia jugore ky gjest kthen besimin tek institucionet shtetërore të Serbisë. Sipas mendimit të tijë ,,Prokuroria për krime të luftës në Serbi është një organ i vetëm me autoritet i cili mundë të japë përpjekjet për besimin ndërkombëtarë’’

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa nga Partija Demokratike Shqipëtare deklaroi se ky ,,është hapi i parë i cili do të nxisë dialogun e mirëfilltë në mes të qeverisë së Beogradit dhe Prishtinës’’

Presim që prokuroria do të japë edhe më tepër mund dhe do t’i gjejë autorët e krimeve të para njëmbëdhjetë viteve sepse shumë familje Shqipëtare nga Serbia jugore edhe më tutje janë në kërkim të personave të humbur’’. Ai precizoi se egziston lista e rreth njëmijë Shqipëtarëve të humbur, fati i të cilëve sot e kësaj dite nuk i dihet’’

Për deputetin popullorë dhe liderin e Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimin, më e rëndësishme është se ,, filluar puna e mirëfillt kundër krimeve të luftës ku rolin kyq e ka Prokuroria nën udhëheqjen e zotëri Vukçeviqit’’.

,,Përgjegjësia egziston, por kjo nuk është tema e vetëm nj varrese, sepse njerëzit janë të vuajtur më tepër se dhjetë vitepër arsye se nuk dijnë se ku kanë humbur dhe ku janë të dashurit e tyre’’.
,,Në mënyrë të njejtë i përkrahu edhe protestat e nënave nga Beogradi dhe Prishtina të cilat nuk dijnë se ku janë më të dashurit e tyre. Pa ballafaqimin me të kaluarën nuk mundemi të presim dhe nuk mundemi ta mbajmë paqen në Serbinë jugore’’ theksoi Halimi.

Kraetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se ,,shteti i Serbisë me ballafaqimin me krimet të cilat janë bërë në emër të tijë, mundë ta shpëtojë  ardhmërinë e tijë’’.

Pranimi i të gjitha krimeve nga viti 1999 dhe dënimi i të gjithë fajtorëve të cilët kanë bërë krime të luftës në emër të popullit serb është parakusht Ii procesit të gjatë të pajtimit në Ballkan’’, deklaroi Kamberi.

Погледајте још

Најновије

Архива чланака