Medvegjë – Në kuadër të projektit “Si deri tek informimi publik”, i cili kofinancohet nga komuna e Medvegjës, në këtë komunë është mbajtur seminari mbi financimin projektues të mediave. Projekti realizohet nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim në jugun e Serbisë.

Medvegjë – Në kuadër të projektit “Si deri tek informimi publik”, i cili kofinancohet nga komuna e Medvegjës, në këtë komunë është mbajtur seminari mbi financimin projektues të mediave. Projekti realizohet nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim në jugun e Serbisë.
“Komuna e Medvegjës është njëra ndër komunat e rralla në Serbi, e cila ka njohur rëndësinë e edukumit jo vetëm kur është fjala për mediat, por edhe kur është fjala rreth rëndësisë së edukimit për përpilimin e projekteve”, tha kryetarja e Këshillit Administrativ të Qendrës për Demokraci dhe Zhvillim të jugut të Serbisë, Lilana Stojanoviq.
Seminarin e ka hapur kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.
„Financimi projektues ka filluar vitin e kaluar, dhe ne si komunë kemi ndarë 5 milionë dinarë për mediat, ndërsa Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të jugut të Serbisë, i vetmi ka fituar mjete nga fusha e edukimit. Shpresoj që të vitin e ardhshëm kjo shumë të jetë më e madhe dhe se do të ketë tema më interesante. Shumë është e rëndësishme që të mësojmë se si të mendojmë për projektet, të njoftohemi me elementet kryesore kur është fjala për përpilimin e projekteve, si dhe me ketë se si të vërtetohet interesi publik”, tha Arsiq.
Rreth financimit projektues të mediave, bazës juridike dhe konfirmimit të interesit publik ka folur sekretari gjeneral i NUNS-it, Svetozar Rakoviq.
Rreth mënyrës së të menduarit për projekte, elementet themelore për përpilimin e projektit ka folur Tamara Stevanoviq, koordinatori projektues i NUNS-it.
Në kuadër të seminarit është organizuar edhe ushtrimi praktik në të cilën pjesëmarrësit plotësojnë formularet projektuese nën mbikqyrjen dhe me sugjerimet e ekspertëve.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues











