02.01.2026.

MEDVEGJË: SEMINAR PËR FINANCIMIN E PROJEKTUES

  • In Lajme
  • 2. November 2016.
  • 35 Views
MEDVEGJË: SEMINAR PËR FINANCIMIN E PROJEKTUES

Medvegjë – Në kuadër të projektit “Si deri tek informimi publik”, i cili kofinancohet nga komuna e Medvegjës, në këtë komunë është mbajtur seminari mbi financimin projektues të mediave. Projekti realizohet nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim në jugun  e Serbisë.

Medvegjë – Në kuadër të projektit “Si deri tek informimi publik”, i cili kofinancohet nga komuna e Medvegjës, në këtë komunë është mbajtur seminari mbi financimin projektues të mediave. Projekti realizohet nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim në jugun  e Serbisë.

 “Komuna e Medvegjës është njëra ndër komunat e rralla në Serbi, e cila ka njohur rëndësinë e edukumit jo vetëm kur është fjala për mediat, por edhe kur është fjala rreth rëndësisë së edukimit për përpilimin e projekteve”, tha kryetarja e Këshillit Administrativ të Qendrës për Demokraci dhe Zhvillim të jugut të Serbisë, Lilana Stojanoviq.

Seminarin e ka hapur kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

„Financimi projektues ka filluar vitin e kaluar, dhe ne si komunë kemi ndarë 5 milionë dinarë për mediat, ndërsa Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të jugut të Serbisë, i vetmi ka fituar mjete nga fusha e edukimit. Shpresoj që të vitin e ardhshëm kjo shumë të jetë më e madhe dhe se do të ketë tema më interesante. Shumë është e rëndësishme që të mësojmë se si të mendojmë për projektet, të njoftohemi me elementet kryesore kur është fjala për përpilimin e projekteve, si dhe me ketë se si të vërtetohet interesi publik”, tha Arsiq.

Rreth financimit projektues të mediave, bazës juridike dhe konfirmimit të interesit publik ka folur sekretari gjeneral i NUNS-it, Svetozar Rakoviq.

Rreth mënyrës së të menduarit për projekte, elementet themelore për përpilimin e projektit ka folur Tamara Stevanoviq, koordinatori projektues i NUNS-it.

Në kuadër të seminarit është organizuar edhe ushtrimi praktik në të cilën pjesëmarrësit plotësojnë formularet projektuese nën mbikqyrjen dhe me sugjerimet e ekspertëve.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака