06.05.2026.

Rritemi së bashku: Familja në vend të parë, në çdo vend

  • In Lajme
  • 6. May 2026.
  • 6 Views
Rritemi së bashku: Familja në vend të parë, në çdo vend

Në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë” në Bujanoc u organizua një punëtori për më të vegjlit në kuadër të fushatës “Rritemi së bashku: Familja në vend të parë, në çdo vend”, të cilën e zbaton Ministria për Kujdesin ndaj Familjes dhe Demografinë.

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kujdesin ndaj Familjes dhe Demografinë, Gjorgje Dabić, theksoi se gjatë kësaj fushate do të vizitojnë 20 njësi të vetëqeverisjes lokale për të biseduar me prindërit dhe për të dëgjuar propozimet e tyre.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, theksoi se Trupi Koordinues do të ofrojë gjithmonë mbështetje të plotë për të gjitha aktivitetet që zhvillohen në këto komuna.

Komuna e Bujanocit, si një mjedis multietnik dhe një vetëqeverisje lokale e përgjegjshme, i kushton vëmendje më të vegjëlve në të gjitha shkollat dhe çerdhet.

Është shumë e rëndësishme të organizohen aktivitete të tilla për më të vegjlit, tha drejtori i IP “Gëzimi ynë”, Milovan Aleksić.

Në fund të takimit me fëmijët, sekretari shtetëror Gjorgje Dabić bisedoi edhe me prindërit.

Burimi: Televizioni Vranjska Plus

Video:

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit