Bujanoc – Në oborrin e shkollës në Zhbvecë kanë filluar punet përgaditore për ndërtimin e shkollës fillore “Dragomir Trajkoviq”, ka deklaruar drejtori i shkollës Bora Zafiroviq.
Bujanoc – Në oborrin e shkollës në Zhbvecë kanë filluar punet përgaditore për ndërtimin e shkollës fillore “Dragomir Trajkoviq”, ka deklaruar drejtori i shkollës Bora Zafiroviq.
„Në plan është ndërtimi i katër mësojtoreve, kështu kur të kryhen punimet kjo shkollë do të ketë gjithsej tetë mësojtore”, tha Zafiroviq.
Porositës i punimeve është Ministrisa e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Republikës së Serbisë, ndërsa burim të financimit është huaja e Bankës Investuese Europiane.
“Fillimin e punimeve e kemi pritur para një muaji. Shtyrja e punimeve është bërë për shkak të grumbullimit të dokumentacionit shtesë dhe pushimeve sezonale vjetore”, tha Zafiroviq.
Realizues i punimeve është kompania “Bankoviq” nga Cërna Trava, me kontratë është e obliguar që ndërtimin e pjesës shtesë të shkollës ta kryej për 270 ditë pune.
Aktivitetet përgaditore për realizimin e këtij projekti i kanë filluar punëtorët e “Kornizës”, punëkryesit të angazhuar nga Bujanoci.
Ndërtesa e SHF “Dragomir Trajkoviq”, të cilën vitin e kaluar kanë mësuar rreth 160 nxënës, është ndërtuar para afër tri dekadave.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











