02.01.2026.

KA FILLUAR NDËRTIMI I SHKOLLËS NË FSHATIN E BUJANOCIT ZHBEVAC

  • In Lajme
  • 10. August 2017.
  • 34 Views
KA FILLUAR NDËRTIMI I SHKOLLËS NË FSHATIN E BUJANOCIT ZHBEVAC

Bujanoc – Në oborrin e shkollës në Zhbvecë kanë filluar punet përgaditore për ndërtimin e shkollës fillore “Dragomir Trajkoviq”, ka deklaruar drejtori i shkollës Bora Zafiroviq.

Bujanoc – Në oborrin e shkollës në Zhbvecë kanë filluar punet përgaditore për ndërtimin e shkollës fillore “Dragomir Trajkoviq”, ka deklaruar drejtori i shkollës Bora Zafiroviq.

„Në plan është ndërtimi i katër mësojtoreve, kështu kur të kryhen punimet kjo shkollë do të ketë gjithsej tetë mësojtore”, tha Zafiroviq.

Porositës i punimeve është Ministrisa e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Republikës së Serbisë, ndërsa burim të financimit është huaja e Bankës Investuese Europiane.

“Fillimin e punimeve e kemi pritur para një muaji. Shtyrja e punimeve është bërë për shkak të grumbullimit të dokumentacionit shtesë dhe pushimeve sezonale vjetore”, tha Zafiroviq.

Realizues i punimeve është kompania “Bankoviq” nga Cërna Trava, me kontratë është e obliguar që ndërtimin e pjesës shtesë të shkollës ta kryej për 270 ditë pune.

Aktivitetet përgaditore për realizimin e këtij projekti i kanë filluar punëtorët e “Kornizës”, punëkryesit të angazhuar nga Bujanoci.

Ndërtesa e SHF “Dragomir Trajkoviq”, të cilën vitin e kaluar kanë mësuar rreth 160 nxënës, është ndërtuar para afër tri dekadave.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака