Komuna e Bujanocit pret që deri në qershorë të vitit të ardhshëm të fitojë vlerësimin e përmbushjes së kushteve për marrjen e sertifikatës për mjedis të favorshëm për biznes, e cila do të krijojë parakushte për një zhvillim më të shpejtë ekonomik, deklaroi kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi. Ai theksoi se në periudhën e ardhshme në komunën e Bujanocit Aliansa Nacionale për zhvillim ekonomik lokal (NALED), së bashku me Ministrinë e ekonomisë dhe të zhvillimit ekonomik do të vlerësojë kualitetin e mjedisit për biznes, mundësinë e investimit dhe inisiativën për tërheqjen e investitorëve i cili edhe është parakusht për marrjen e kësaj sertifikate.

,,Egzistojnë kriteriume të caktuara për marrjen e sertifikatës mbi mjedis të favorshëm për biznes, vlerësohet punën e administratës, nëse ajo është në dispozicion të sipërmarrësit, suma e takseve, dhe unë pres që komuna e Bujanocit do të plotësojë këto kriteriume dhe se deri në qershorë të vitit të ardhshëm do të marrim sertifikatën’’, deklaroi Kamberi.
Kamberi është njëri ndër 18 kryetarët e komunave të cilët në Ingji kanë nënshkruar marrëveshjen për fitimin e sertifikatës për mjedis të favorshëm për biznes me NALED-in, Ministrinë e ekonomisë dhe zhvillimit lokal, Agjensionin Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë dhe Agjensionin për investime të huaja dhe promovim të eksportit. Në Serbi deri më tani janë sertifikuar këto komuna: Ingjija, Loznica dhe Kragujevci, ndërsa në process për marrjen e kësaj sertifikate janë edhe Subotica, Vranja, Uzhica dhe Prokupla.