26. 03. 2009

  • In Lajme
  • 26. March 2009.
  • 13 Views

Në muajtë e parë të këtij viti, fabrika e konstruksionit të kornizave në Preshevë përparësi i ka dhënë prodhimit eksportues, mirëpo kanë prodhuar edhe geshtele si dhe shtretër për tregun vendorë. Në këtë periudhë në përgjithësi janë prodhuar geshtele për kërkesat e fabrikës së  ,,SIMPO-s’’ (fabrika preshevare është  pjesë e ,,SIMPO-s’’), si dhe pabrikën e shtretërve në Bujanoc.

Në muajtë e parë të këtij viti, fabrika e konstruksionit të kornizave në Preshevë përparësi i ka dhënë prodhimit eksportues, mirëpo kanë prodhuar edhe geshtele si dhe shtretër për tregun vendorë. Në këtë periudhë në përgjithësi janë prodhuar geshtele për kërkesat e fabrikës së  ,,SIMPO-s’’ (fabrika preshevare është  pjesë e ,,SIMPO-s’’), si dhe pabrikën e shtretërve në Bujanoc. Fabrika e konstruksionit të kornizave ka punuar me  70% të kapacitetit të sajë. Prodhimi vjetorë i geshteles në këtë fabrikë preshevare është 60.000 garnitura. Rrethanat të cilat kanë penguar punën e kësaj fabrike janë sigurimi në kohë i prodhimit kualitativ, pajisjet e vjetruara si dhe pamundësia e prodhimit në numër më të madh të garniturave. Ardhmërinë e sajë kjo fabrikë e sheh në prodhimin e mobileve të gatshme. Kjo do t’i garantojë kësajë fabrike mbijetesën, përtrirjen finansiare, përfitimin e pozitës konkurente në pozitën tregëtare, e me këtë, sigurimin e punës për 150 punonjës.

Pas më së tepërmi se një qerek shekulli të prodhimit gjysmëfinal, konstruksionet për kolltuqe, dyulëseve, triulëseve si dhe në përpunimin në sekcionet e tjera të ,,SIMPO-s’’, planifikohet prodhimi final, si dhe zgjerimi i kapaciteteve egzistuese. Në të njëjtën kohë me prodhimin final të mobileve do të vazhdojë edhe prodhimi i konstruksionit të kornizave. Sipas fjalëve të drejtorit komercial Raim Isenit, programi prodhues, përpos kanapesë do të përfshijë edhe disa prodhime të shtretërve francezë si dhe tapetari e cila kërkohet në tregun e shteteve fqinje por i cili nuk prodhohet në fabrikën e ,,SIMPO-s’’ në Vranjë apo në Bujanoc.

Погледајте још

Најновије

Архива чланака