25.1.2011.

  • In Lajme
  • 25. January 2011.
  • 4 Views

Diqka të re në Medvegjë, në njërën ndër komunat më të varfëra në Serbinë jugore
Mevegjë – Vitin  e kaluar në Medvegjë në minierën Lece kanë gjetur punë 250 punëtorë. Para tri vitesh miniera Lece është blerë nga ,,Farmakom MB’’ nga Shabaci. Në këtë minierë të braktisur është investuar 10 milionë euro ndërsa ekspertët parashohin që ky investim së shpejti do të shpaguhet. Sipas rezultateve të hulumtimeve të deritanishme, eksploatimi intenziv do të jetë i mundur gjatë gjysmë shekulli të ardhshëm.

Këtë vit në Medvegjë do të fillojë së dërtuari edhe burgu ku do të punësohen rreth 200 punëtorë. Ndërtimi i këtij burgu do të fillojë në pranverë dhe do të përfundojë deri në fundë të këtij viti.

Filip Petrovski, drejtori i minierës Lece theksoi se mjete të konsideerueshme janë investuar në pajisjet më moderne dhe se qysh tani plani realizohet 80% dhe se së shpejti efekti do të jetë edhe më i madh. Për këtë arsye edhe pritet hapja e vendeve të reja të punës.

,,Miniera dhe Banja e Sijarinës janë dy shanset tona për zhvillim. Kjo dihet qëmoti, mirëpo presim edhe ndihmën e institucioneve adekuate republikane’’, theksoi Sllobodan Drashkoviq, kryetari i komunës së Medvegjës.

,,Planet janë shumë ambicioz, për arsye se do të hapen vende të reja të punës edhe në Banjën e Sijarinës si dhe në seksionet e vogla të cilat priten të nisin punën këtë vitë si dhe në vitet e ardhshme’’, shtoi Drashkoviq.

,,Duke i falënderuar donacionit prej një milionë eurosh, në Medvegjë së shpejti do të fillojë prodhimi i paletave, briketave si dhe produkteve tjera. Për këtë çështje negociohet me afaristët nga Sllovenia, ndërsa është siguruar punë për 40 punëtorë. Kolektivi i ri do të jetë sipërmarrje publike’’, theksoi Drashkoviq.

Sipas të dhënave më të reja statistikore, në rrethin gjashtë komunave të Jabllanicës, të ardhura më të mëdha mesatare janë në komunën e Medvegjës, ndërsa më të vogla në komunën e Crna Travës e cila njëherit ka pushtetin lokal më të vogël në Serbinë jugore.

Погледајте још

Најновије

Архива чланака