14.9.2010.

  • In Lajme
  • 14. September 2010.
  • 9 Views

OMBUDSMANI NË JUG TË SERBISË

Zyrja e mbrojtësit të qytetarëve për jugun e Serbisë punon me të gjitha forcat dhe se ka arritur rezultate të konsiderueshme. Zyrja e mbrojtësit të qytetarëve për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është hapur më 28 qershorë të vitit 2010. Në këtë zyre janë të punësuar dy zyrtarë, Maja Zlatkoviq dhe Bekim Ajdini.

OMBUDSMANI NË JUG TË SERBISË

Zyrja e mbrojtësit të qytetarëve për jugun e Serbisë punon me të gjitha forcat dhe se ka arritur rezultate të konsiderueshme. Zyrja e mbrojtësit të qytetarëve për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është hapur më 28 qershorë të vitit 2010. Në këtë zyre janë të punësuar dy zyrtarë, Maja Zlatkoviq dhe Bekim Ajdini. Të dytë janë jurist të diplomar dhe flasin gjuhën serbe, shqipe dhe angleze. Në Bujanoc punojnë të hënën dhe të martën, në Preshevë të mërkurën dhe të enjten ndërsa në Medvegjë të premten. Zyrja pranon të gjitha ankesat e qytetarëve nga kjo zonë në atë sferë ku shkelen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave nga ana e pushtetit qeverisës dhe institucioneve tjera shtetërore.

Në periudhën e lartëpërmendur zyrja ka pasur 41 palë. Janë pranuar 14 ankesa si dhe pesë plotësim ankesash, janë dhënë tri udhëzie për paraqitjen e ankesave, janë bërë nëntë konsultime mbi statutin e rasteve, nëntë palë janë dërguar në organet përgjegjëse ndërsa ndihma juridike u është dhënë 11 rasteve.

Muaji i parë i punës ka qenë kryesisht i dedikuar promovimit të zyres. Mirëpo, qytetarët ende nuk janë të njohur sa duhet me punën e sajë, kështuqë shumë kohë humbet për shpjeguar punën e zyres. Për këtë qëllim përdoren materialet propaganduese siq janë broshuret dhe pllakatet.

Numri më i madh i ankesave të qytetarëve i përket sigurimit penzional dhe invalidorë, marëdhëniet e punës, të drejtat për dokumentacionet personale dhe nga sfera e drejtësisë. Në bazë të ankesave të pranuara në teritorin e këtyre tri komunave, sidomos në Bujanoc, kemi ardhur në purfundim se egziston problem i theksuar në marrjen e dokumenteve personale të personave të zhvendosur nga Kosova. Janë dorëzuar edhe disa ankesa në lidhje me punën e organeve qeverisëse lokale. Qytetarët tregojnë arbitraritetin e tyre në përcaktimin e të drejtave të tyre si dhe në korupsionin e mundshëm, mirëpo nuk ofrohen dëshmi konkrete, mirëpo përshkruhet mënyra se si punonjësit e pushtetit lokal veprojnë ndaj palëve në mënyrë që t’ua bëjnë të ditur se nga ta presin shërbim reciprok.

Një numër i madh i palëve u është drejtuar zyres së ombudspersonit për situatën e rëndë sociale në të cilën gjenden. Kanë paraqitur problemin e papunësisë i cili më së tepërmi është i shprehur në komunën e Medvegjës si dhe problemi i të ardhurave të vogla sociale.

Problemi kryesorë i qytetarëve ka të bëjë me punën e departamenteve të gjykatave ekzekutive dhe njësive gjyqësore rreth anashkalimeve të vendimeve ekzekuive.

Погледајте још

Најновије

Архива чланака