11.9.2010.

  • In Lajme
  • 11. September 2010.
  • 11 Views

MILAN MARKOVIQ MINISTËR I PUSHTETIT LOKAL DHE VETËQEVERISJES LOKALE-NUK KA TREGËTI ME JUGUN DHE VERIUN-marrë nga ,,veçernje novosti’’

Reforma e sistemit politik tërësisht e bllokuar

Disa politikan nga Serbia jugore shërbehen me demagogjinë nacionale  për të ruajtur pozicionet e tyre politike. Deklaratat e tilla nuk janë për të mirë e askujt. Ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit koordinues i Qeverisë së republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, deklaratat e tilla të cilat vijnë nga jugu i Serbisë i komenton si deklarata nxitëse.

MILAN MARKOVIQ MINISTËR I PUSHTETIT LOKAL DHE VETËQEVERISJES LOKALE-NUK KA TREGËTI ME JUGUN DHE VERIUN-marrë nga ,,veçernje novosti’’

Reforma e sistemit politik tërësisht e bllokuar

Disa politikan nga Serbia jugore shërbehen me demagogjinë nacionale  për të ruajtur pozicionet e tyre politike. Deklaratat e tilla nuk janë për të mirë e askujt. Ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit koordinues i Qeverisë së republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, deklaratat e tilla të cilat vijnë nga jugu i Serbisë i komenton si deklarata nxitëse.
 
– Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa thotë se Shqipëtarët në jug të Serbisë duhet të kenë të gjitha ato të drejta të cilat i kanë Serbët në veriun e Kosovës së pavarur?

– Deklaratat e tilla nuk janë në interes të qytetarëve që jetojnë në komunën e Preshevës. Në vend të demagogjisë nacionale, të gjithë duhet të angazhohemi në krijimin e kushteve për punësimin e qytetarëve, për integrimin si të Shqipëtarëve në institucionet shtetërore poashtu edhe të Serbëve në organet qeverisëse lokale, për zgjidhjen  e problemeve në arsim, për elimimnimin e varfërisë e cila është shumë e përhapur në këtë komunë. Mendoj se në bazë të mungesës së përgjegjes për këtë problem, disa individë japin deklarata të tilla.

– A duhet që Serbia më ashpër të reagojë ndaj deklaratave të tilla nxitëse të liderëve nga jugu i Serbisë të cilët me deklaratat e tyre shkelin Kushtetutën e shtetit?

– Deklaratat e tilla janë një llojë kurthi, dhe sikur ne të bijmë në këto kurthe, do të ishim të papërgjegjshëm sikur edhe ata të cilët deklarojnë ashtu. Jamë i vetëdijshëm se deklaratat dhe reaksionet e tilla u japin popullaritet këtyre personave për zgjedhje, mirëpo, sikur të gjithë të japim deklarata të tilla, është çështje kohe kur do të ballafaqohemi me probleme dhe pasoja të  mëdha.

– Të shpeshta janë propozimet për shkëmbimin e pjesës veriore të Kosovës me jugun e Serbisë të cilat vijnë nga ana kosovare. A ka këso llojë ,,bisedimesh të fshehta’’?

– Pozita jonë në lidhje me integritetin teritorial të Serbisë është e kjartë, dhe se sipas nesh propozimet e tilla janë të pakuptimta.

– Qka ka bërë Serbia për kyqjen e Shqipëtarëve në sistemin shtetërorë dhe se qka ka bërë për kyqjen e Serbëve në pushtetet lokale në Preshevë dhe Bujanoc?

– Punohet shumë, mirëpo situata është shumë e komplikuar. Kemi arritur një shkallë të lartë të mirëbesimit dhe rezultate të konsiderueshme. Mirëpo, na duhet shumë durim, përgjegjësi dhe punë e përbashkët në mënyrë që të arrihet besimi mes qyetarëve i cili është humbur për një kohë të gjatë.

– Si e vlerësoni deklaratën e opozitës e cila do të kërkojë zgjedhje të reja dhe rënien e Qeverisë pas mbledhjes në Asamblenë e Kombeve të bashkuara?

– E drejtë legjitime e opozitës është që të kritikojë Qeverinë, mirëpo sipas mendimit tim, të gjthë e kanë të kjartë se Qeveria jep përpjekje të jashtëzakonshme në ruajtjen e interesit të sajë shtetërorë dhe nacional dhe ate në një situatë të vështirë të cilën e ka trashëguar, dhe se të cilën situatë nuk e ka krijuar kjo Qeveri por kjo situatë është krijuar në bazë të gabimeve të mëdha në të kaluarën. Të gjithë ata që kritikojnë Qeverinë kanë pasur rastë ta tregojnë veten dhe se po të kishin arritur ndonjë rezultat pozitiv, ne sot nuk do të ishim në këtë situatë në të cilën ndodhemi tash.

– A do të miratohen ligjet e reja zgjedhore deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

– Deri më tani nuk ka marrëveshje mbrenda koalicionit qeverisës dhe praktikisht është bllokuar reforma e sistemit politik. Kjo reformë është e patjetërsueshme, për arsye se sot proceset dhe institucionet në bashkësinë tonë gëzojnë një reputacion jashtëzakonisht të vogël.

– Sa ndikon kjo bllokadë tek qytetarët të cilët janë apolitik?

– Kjo, normal ndikon në gjendjen e përgjithshme të shoqërisë sonë, entuziazëm, moral, optimizëm, besim në ardhmëri më të mirë. Për ate edhe kemi nevojë për reforma sipas së cilave partitë politike do të kenë më pakë fuqi dhe se njëkohësisht në të njëjtën kohë politika në Serbi do të fitojë një legjimitet i cili do të ketë ndikim vendimtarë në kualitetin e sajë.

– A prisni përkeqësimin e situatës së sigurisë në jug të Serbisë pas takimit në Asamblenë e KB për Kosovën?

–  Normal, nuk  duhet lënë anash kompleksitetin e situatës në këto komuna dhe faktin se këtu ka pasur konflikt të armatosur, dhe se ekzistojnë njerëz të cilëve nuk u konvenon stabiliteti i këtij regjioni.

Погледајте још

Најновије

Архива чланака