Në zhvillimin e Serbisë jugore janë investuar 67,5 milionë euro
Vranjë – Të dhënat e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë tregojnë se në dhjetë vjetët e fundit në këto tri komuna janë investuar 67,5 milionë euro. Në këtë sumë investimesh nuk janë përfshirë mjetet finansiare joqeveritare, qeveritare dhe organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe shumë qeverive të shteteve të ndryshme të cilat janë plasuar në zhvillimin e Serbisë jugore.
Në zhvillimin e Serbisë jugore janë investuar 67,5 milionë euro
Vranjë – Të dhënat e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë tregojnë se në dhjetë vjetët e fundit në këto tri komuna janë investuar 67,5 milionë euro. Në këtë sumë investimesh nuk janë përfshirë mjetet finansiare joqeveritare, qeveritare dhe organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe shumë qeverive të shteteve të ndryshme të cilat janë plasuar në zhvillimin e Serbisë jugore. Më tepër mjete finansiare në decenien e fundit, 22,7 milionë euro janë ndarë nga buxheti për projekte të ndryshme në komunën e Bujanocit, 21,8 milionë euro për projektet në komunën e Medvegjës, 18,7 milionë euro për projekte në komunën e Preshevës, ndërsa 4,7 milionë euro të mbetura janë investuar në komunat tjera në Serbinë jugore.
Kryetari i komunës së Medvegjës, Slobodan Drashkoviq, të cilit qdo qytetari të sajë Qeveria e Serbisë mesatarish i ka ,,falur’’ 2.000 euro thotë: ,,Po të mos ishte Qeveria e Serbisë dhe Trupi Koordinues këto dhjetë vitet e fundit, nuk dijë se në qka do të ngjante komuna jonë dhe se a do të jetonin në komunën tonë më tepër se 5.000 njerëz’’. Medvegja e ka rregulluar Banjën e Sijarinës dhe Qendrën rehabilituese, ka ndërtuar shtëpinë e kulturës, sallën e sporteve, pishinën e vaterpolos, ka asfaltuar 160 km rrugë dhe ka ndërtuar 13 ura.
,,Në Preshevë kemi rregulluar qendrën e qytetit dhe rrugën kryesore, kemi ndërtuar tregun e gjelbër, kemi rregulluar dhe rindërtuar shtëpinë e kulturës. Kemi asfaltuar rrugën Miratoc-Raincë dhe kemi ndërtuar disa objekte shoqërore’’, theksoi Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës.
Në të njëjtën kohë Bujanoci ka ndërtuar një shkollë të mesme, është renovuar një shkollë fillore në qendër të qytetit, është asfaltuar rruga në drejtimin Lluçan-Dobrosin, janë ndërtuar disa sisteme të ujësjellësit dhe të ujërave të zeza, janë ndërtuar disa projekte shoqërore, theksoi Shaip Kamberi, kryetarë i komunës së Bujanocit.
Kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës konsiderojnë se me këto mjete finansiare, në dhjetë vitet e fundit janë përmbushur kushtet infrastrukturore për tërhjeqjen e investitorëve të shumtë dhe krijimin e kushteve për hapjen vendeve të reja të punës.