03.07.2026.

USHTRUESI I DETYRËS SË DREJTORIT TË SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES, NENAD MITROVIQ, DO TË NËNSHKRUAJË MARRËVESHJE ME KËSHILLIN KOMBËTAR TË PAKICËS KOMBËTARE SHQIPTARE

  • In Lajme
  • 3. July 2026.
  • 3 Views
USHTRUESI I DETYRËS SË DREJTORIT TË SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES, NENAD MITROVIQ, DO TË NËNSHKRUAJË MARRËVESHJE ME KËSHILLIN KOMBËTAR TË PAKICËS KOMBËTARE SHQIPTARE

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, do të nënshkruajë të hënën, më 6 korrik 2026, me fillim në orën 11:00, në Sallën e Vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, marrëveshjen për realizimin e projektit “Zërat e Traditës” me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare, Enkel Rexhepi.

Mjetet financiare të dedikuara për këtë qëllim janë siguruar në buxhetin e Shërbimit të Trupit Koordinues për vitin 2026 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë nr. 108, datë 3 dhjetor 2025).

Projekti “Zërat e Traditës” ka për qëllim ruajtjen, promovimin dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore dhe traditës së pakicës kombëtare shqiptare, me fokus të veçantë në rolin, pozitën dhe rëndësinë e grave në komunitetin shqiptar në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ftojmë përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes dhe të raportojnë për këtë ngjarje.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit