Beograd – Zyra për TI (Teknologji Informative) dhe e-Uprava (e-Administrata) e Qeverisë së Republikës së Serbisë ka njoftuar se shërbimi elektronik për regjistrim të fëmijëve në institucionet parashkollore – e-Vrtić (e-Kopshti) aktualisht është aktiv në më shumë se 60 qytete dhe komuna.
Beograd – Zyra për TI (Teknologji Informative) dhe e-Uprava (e-Administrata) e Qeverisë së Republikës së Serbisë ka njoftuar se shërbimi elektronik për regjistrim të fëmijëve në institucionet parashkollore – e-Vrtić (e-Kopshti) aktualisht është aktiv në më shumë se 60 qytete dhe komuna.
Në territorin e Rrethit të Jabllanicës ky shërbim është i disponueshëm në institucionet parashkollore: "Gjuka Diniq" në Bojnik, "Rinia" në Medvegjë, "Vukica Mitroviq" në Leskoc dhe "Gëzimi i Fëmijëve" në Liban.
Shërbimi është i disponueshëm në portalin e-Uprava për të gjithë përdoruesit e regjistruar dhe kur e përdorni atë, automatikisht merren informacionet e nevojshme nga regjistri i lindjeve, regjistri qendror i sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe regjistri i vendbanimit, në mënyrë që prindërit të mos kenë nevojë të dorëzojnë dokumente përgjatë regjistrimit të fëmijës, dhe as të shkojnë në asnjë sportel.
Shërbimi eVrtić (e-Kopshti)është i dedikuar për prindërit që janë shtetas të Republikës së Serbisë, dhe disa institucione parashkollore ofrojnë këtë shërbim edhe nëse njëri prej prindërve është shtetas i huaj.
Për prindërit e vetëmbajtur, fëmijët viktima të dhunës në familje, fëmijët me aftësi të kufizuara ose fëmijët nga familje që përdorin një formë të mbrojtjes sociale, institucioni parashkollor është në gjendje të pranojë aplikimin në mënyrë elektronike, por prindërit duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës mbështetës statusi i deklaruar personalisht në institucionin parashkollor.
Rekomandimi i Zyrës për TI dhe e-Uprava për të gjitha institucionet parashkollore, në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike, është që prindërit të lejojnë ta paraqesin këtë dokumentacion në mënyrë elektronike.
Vitin e kaluar, e-Vrtić e kanë shfrytëzuar prindërit në 17 qytete dhe komuna në të gjithë Serbinë, dhe nga ky vit, të gjitha qeveritë lokale ofrojnë këtë shërbim elektronik.
Burimi: Qendra Info e Jugut dhe Trupi Koordinues