U.d. i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, së bashku me bashkëpunëtorët dhe Ali Aslanin nga Sektori për Situata Emergjente i Komunës së Bujanocit, vizitoi Breznicën, Muhocin dhe Zarbincën, ku me kryetarët e bashkësive lokale dhe banorët diskutoi për çështjet infrastrukturore dhe çështje të tjera me rëndësi për jetën e përditshme të banorëve.
Veçanërisht në Muhoc, banorët theksuan rëndësinë e vazhdimit të funksionimit të Postës, si dhe problemet me qasjen në internet dhe televizionin kabllor, të cilat vështirësojnë më tej funksionimin e përditshëm të banorëve.

Gjatë takimeve u diskutua edhe për fushatën informuese të Shërbimit të Trupit Koordinues lidhur me pasivizimin e adresave. Banorëve iu prezantuan informacione mbi procedurën dhe rëndësinë e informimit në kohë, ndërsa u shpërndanë edhe broshura informuese.

Në periudhën e ardhshme, takimet me përfaqësuesit e bashkësive lokale dhe qytetarët do të intensifikohen, me qëllim që të evidentohen drejtpërdrejt nevojat e banorëve dhe të shqyrtohen mundësitë për zgjidhjen e çështjeve me rëndësi për komunitetet e tyre.
















