Medvegjë – Të shtunë organizata Turisitike e Medvegjës, në bashkëpunim me BL Bogunovc dhe komunën e Medvegjës, kanë organizuar manifestimin tradicional “Lojrat e Bogunovcit”, e cila është mbajtur në livadhet e Bogunovcit afër shkollës fillore.
READ MOREMedvegjë – Në Lece ka pasur rrëshqitje me rastin e reshjeve të mëdha të cilat kanë rënë në territorin e Jabllanicës së Epërme. Pasi që kjo shfaq rrezik për rrethin, rrezikon sigurinë e qarkullimit të komunikacionit në rrugën lokale e cila është e rëndësisë së madhe për punën e minierës Lece, është i nevojshëm sanimi urgjent i saj.
READ MORENë Rregulloren mbi stimujt e përkrahjes së investimeve në prodhimet bujqësore janë definuar mjetet e pakthyeshme të cilat mund të merren për blerjen e pajisjeve të mëposhtme për ujitje: pompat për ujitje, gjeneratorët për nisjen e pompave, sistemet e ujitjes “pikë për pikë”, sistemet për ujitje me shi artificial dhe sistemet për ujitje për qëllim të mbrojtjes nga i ftohti.
READ MOREMedvegjë – Biblioteka “Petar Petroviq Njegosh”, nga Medvegja organizon programin “Vera në biblitokë”, i cili është menduar si shumë aktivitete të tipit të punëtorive. Është dedikuar për fëmijët e moshës në shkollat fillore me qëllim të arritjes së interesimit më të madh për letërsi dhe art, për të gjitha format e të shprehurit, si dhe për zhvillimin e inkurajimit të kreativitetit.
READ MOREBujanoc – Prej 17 deri 26 korrikut, do të mbahet në 232 kilometra e gjatë gara konotazhe “Morava Jugore”, e cila do të realizohet në tërë Moravën e Jugut, nga Bujanoci deri në Varvarinë, në të cilën do të garojnë 300 pjesëmarrës.
READ MOREBujanoc – Iniciativat Qytetare në Bujanoc në mënyrë publike kanë prezantuar projektin e ri rionor “Me diturinë dhe proaktivitetin e të rinjëve deri tek vendet e reja të punës”, të cilin e financon Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë, ndërsa e përkrah YouthBuild International dhe Zyra për të Rinj në Bujanoc.
READ MOREPreshevë – Në kuadër të aksionit të Fondacionit Blic “Zemër për Fëmijët”, të cilin e sponzorizon Ministria e Shëndetësisë, ndërsa partner medial është RTS-i, qëllimi i të cilëve është që të gjitha 56 maternitetet në Serbi të fitojnë aparate për kontrollimin neonatal të veshit, aparatin për kontrollimin e veshit tek fëmijët e sapolindur ka fituar edhe materniteti në Preshevë, i cili u bë materniteti i 38 me rradhë në Serbi i cili ka fituar aparatin e përmendur më lartë.
READ MOREBujanoc, Preshevë – Deri të premten në shtatë komunat e Rrethit të Pçinjës janë mbytur 466 kafshë të infektuara me virusin e “lëkurës së enjtur”, ka vërtetuar Shtabi Nacional për luftën kundër të kësaj sëmundjes së kafshëve.
READ MOREBujanoc – Juristi Ismail Pajaziti është zgjedhur kryeshef i ri i Administratës Komunale të Bujanocit, në të cilën pozitë ishte deri më tani Nasim Rexhepi.
READ MOREMedvegjë, Lece – Në Vidovdan në Lece është mbajtur turneu në futboll të vogël “Sasha Shukoviq – Cale”, në të cilën kanë marrë pjesë gjashtë ekipe.
READ MOREStimujt e Ministrisë së Bujqësisë përfshijnë përkrahjen e programeve të cilët i përkasin investimeve në bujqësi për avansimin e konkurencës dhe arritjen e standardit të kualitetit dhe programit për investim në përpunimin e prodhimeve bujqësore, në sektorin e pemëve dhe perimeve.
READ MOREPreshevë – Organizata Save the Children ka dhuruar këndin e lojrave për Qendrën për Pranim në Preshevë, për të vegjëlit të cilët në rrugën emigruese gjenden në këtë qendër. Në gjatësi prej 250 metrave katror, të mbuluar me barin natyror, gjenden lodra për ngjitje, tobogani, luhatësja, si dhe pesë ulëse.
READ MORE