Bujanoc – Afati për ndërtimin e pjesës së autoudhës nga Sërpska Kuqa deri në Levosojë, në komunën e Bujanocit është shtyrë për dhjetë muaj. Shkaku kryesor për shtyerjen e punimeve janë 49 ditë me shi dhe borë, vërshimet dhe projektet të cilat është dashur që të përmirësohen.
READ MOREBujanoc – “Për të ardhmen e basketbollit në Bujanoc nuk duhet të brengosemi. Sepse ajo është e qartë dhe e ndritshme, çka do që të mendojnë të tjerët. Nëse nga vetqeverisja lokale në të ardhmen do të marrin ndonjë ndihmë financiare, klubi do të rritet në qendrën e llojit të tij për zhvillimin e talentëve të basketbollit në jugun e Serbisë”, ka thënë Nenad Stajiq, themeluesi dhe trajneri i klubit basketbollistik PLAY 017, duke paralajmruar edhe themelimin e akademisë së basketbollit në Bujanoc.
READ MOREMedvegjë – Festa e nxënësve Sveti Sava është shënuar në shkollat e territorit të Medvegjës. Në shkolla kjo ditë ishte ditë pune, por jo edhe mësimore. Në SHF “Jabllanica e Epërme”, në orën 11, ndërsa në shkollën e mesme “Nikolla Teslla”, nga ora 12 në akademinë solemne e Sveti Savës dhe me prerjen e kulaçit të festës është shënuar Sveti Sava, dita shpirtërore, festa shkollore për nderë të kryepeshkopit, edukatorit dhe krijuesit të legjistraturës.
READ MOREOJQ iSerbia organizon shkollën falas online të programimit për nxënësit me emrin “Mjeshtrit e programimit”, nën mbështetjen e Ministrisë së Tregëtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit. Shkolla është e dedikuar për të gjithë nxënësit e interesuar nga e gjithë Serbia, të moshës prej 12 deri 19 vjeçare.
READ MOREBujanoc – Përshkak të kohës së gjatë me borë, akull dhe temperatura shumë të ulta gjatë dimrit, kryqi i Kuq i Bujanocit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Serbisë, shqyrton mundësinë e vazhdimit të punës për edhe një muaj të Kuzhinës Popullore.
READ MOREAkademia e Shkollave të Europës Qendrore (Academy of Central European Schools – ACES) ka shpallur konkurs për projektet e shkollave/bashkësive të cilat ballafaqohen me sfidat shoqërore. Projektet shkollore sigurojnë kuadër konkret për kombinimin e mësimit, trajnimin, informimin, veprimin dhe takimet e reja.
READ MOREBujanoc – Për qëllim të përkrahjes në avansimin e mbrojtjes shëndetësore dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor në bashkësitë lokale në Serbi, të cilat janë përfshirë në krizën e refugjatëve dhe emigrantëve, Qeveria e Japonisë ka siguruar komunës së Bujanocit 109.050 euro për blerjen e automjetit të ambulantës dhe cisternës së kamionit për ujë.
READ MOREBujanoc – Komuna e Bujanocit ka blerë për nevojat e “Komunalisë” kamionin e ri për transportin e mbeturinave, ka njoftuar Administrata Komunale.
READ MOREBujanoc – Anëtarët e Këshillit Komunal në mbledhjen e dytë për këtë vit kanë biseduar rreth programit të masave të politikës aktive për punësim në komunën e Bujanocit.
READ MOREMedvegjë – Sot në ora 12 në sallën e KK të Medvegjës do të mbahet tribuna në të cilën do të prezentohet projekti “Zhvillimi i sipërmarrësisë rinor në vendet rurale”, të cilin e financon Ministria e Rinisë dhe Sportit, dhe të cilën e realizon shoqata “Lëvizja e forcave të reja” nga Lebani, në bashkëpunim me Zyrën për të Rinj të komunave Leban, Bojnik dhe Medvegjë.
READ MOREMedvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka sjellur vendimin mbi heqjen e situatës së jashtëzakonshme në këtë komunë.
READ MOREBujanoc – Në shkollën e mesme “Sveti Sava”, në Bujanoc, gjithëçka është gati për festimin e ditë së emrit të shkollës më 27 janar, në Savindan, e cila në tërë vendin festohet si ditë shkollore.
READ MORE