30.04.2026.

Archives




  • 14.06.20090

    Në fshatin Zhbevc, i cili gjendet në mes të Bujanocit dhe Vranjës, janë ndërtuar tri fabrika të ëmbëlsirave të cilat punojnë në suaza  të industrisë konditorike ,,Kondiva’’. Në fabrika, në të cilat prodhimi vjetor është 500 tonelatë i kualitetit të lartë të deserteve të çokoladave, bombonave dhe karamelave, janë të punësuar më tepër se 200 të rinjë nga fshati Zhbevc dhe fshatrat përreth. Ata thonë se ambienti në fabrika është europian si dhe fabrikat janë identike me ato të Italisë, Belgjikës apo të Zvicrës, prej nga edhe është teknologjia.

    READ MORE
  • 12.06.20090

    Zëvendësi i drejtorit të zyres Popullore të kryetarit të Republikës së Serbisë Dejan Marinkoviq dhe përfaqësuesit fondacionit ,,Telenor’’, shkollës fillore ,,Partizanski Dom’’ nga fshati Buçumet, komuna e Medvegjës, i kanë dhuruar kompjuter me monitor dhe fotoaparat digjital, audio dhe video pajisje, harta gjeografike, glob si dhe komplete të matematikës. Kjo është shkolla e trembëdhjetë me radhë e cila me ndihmën e fondacionit ,,Telenor’’ në suaza të projektit të zyres Popullore ,,Ta zgjojmë IT Serbinë’’ ka fituar mjete multimediale dhe didaktike.

    READ MORE
  • Informim për media, 10 qershorë 2009 – REALIZIMI I PËRRALLËS MUZIKORE ,,PECA DHE UJKU’’ NË BUJANOC DHE MEDVEGJË

    Informim për media, 10 qershorë 2009 – REALIZIMI I PËRRALLËS MUZIKORE ,,PECA DHE UJKU’’ NË BUJANOC DHE MEDVEGJË0

    Pas pritjes së suksesshme të ,,Petar Panit’’, çfaqjes së parë e cila u realizua pas shumë vitesh në praninë e më se 750 nxënësve nga Presheva dhe Bujanoci, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdon me organizimin e programeve me përbajtje kulturoro-edukuese për më të vegjëlt.

    Me këtë rast, Trupi Koordinues organizon çfaqjen ,,Peca dhe Ujku’’, e cila egzekutohet nga kvinteti i ansamblit të Filharmonisë së Beogradit të enjten më 11 qershorë në ora 10:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc e më pastaj në ora 16.00 në Shtëpinë e Kulturës në Medvegjë.

    READ MORE
  • 06.06.20090

    Ambasadori i Japonisë Toshio Tsunozaki së bashku me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin mbjolli dy drunjë të miqësisë në qendër të Bujanocit. Në këtë manifestim morën pjesë drejtorët e shkollave fillore të cilat marrin pjesë në projektin ,,Hapësira e pastër’’ të cilin project Qeveria Japoneze e finanson me 100.000 euro.

    READ MORE
  • 05.06.20090

    Drejtori i Industrisë së Duhanit në Bujanoc (DIB) Bogolub Tomiq shpreson se këtë vitë në teritorin e komunës së Bujanocit dhe të Preshevës do të ketë prodhim prej 400 tonelatësh të duhanit oriental, që është për rreth 100 tonelatë më tepër prodhim se sa vitin e kaluar.

    READ MORE
  • 04. 06. 20090

    Ambasadorët e Gjermanisë dhe të Holandës në Beograd, Wolfram Maas dhe Ron Van Dartel,  përshëndetën kyqjen e Shqipëtarëve në Trupin Koordinues për Serbinë jugore. ,,Na vjen mirë që Trupi Koordinues ka filluar të fungsionojë sepse vetëm me angazhimin e të gjthëve që jetojnë në këto treva munden të tejkalohen problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj treve.

    READ MORE
  • 04.06.20090

    Drejtori i misionit të USAID-it në Serbi Michael Harvey u ka dorëzuar vërtetimet përfaqësuesve të nëntë komunave në shenjë mirënjohje për aftësinë e tyre në përparimin gjatë situatave të jashtëzakonshme në nivelin lokal.

    Vërtetimet, përpos përfaqësuesve të Medvegjës, kanë marrë edhe përfaqësuesit e Ariles, Beçeit, Seqanj, Sjenicës, Vlasotincës, Vrshacit, Zhitishtës dhe Zrenjaninit.

    READ MORE
  • 01.06.20090

    Milan Markoviq, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë deklaroi se për raportet ndëretnike në Serbinë jugore është shumë me rëndësi që ,,hapja e zyrës së parë të Mbrojtësit të qytetarëve jashtë Beogradit bahet në Serbinë jugore”.

    READ MORE
  • ÇFAQJA E PËRRALLËS MUZIKORE ,,VOGLUSHI PECA DHE UJKU” NË BUJANOC DHE MEDVEGJË

    ÇFAQJA E PËRRALLËS MUZIKORE ,,VOGLUSHI PECA DHE UJKU” NË BUJANOC DHE MEDVEGJË0

    Qfaqja ,,Vogëlushi Peca dhe ujku” në realizimin e kvintetit të filharmonisë së Beogradit dhe në bashkëpunim me artistin/naratorin do paraqitet më 11 qershorë të vitit 2009 në organizimin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc në ora 10.00 dhe në Shtëpinë e kulturës në Medvegjë në ora 16.00.

    READ MORE
  • Takimi i dytë i Kryesisë së Trupit Koordinuestë Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 26 maj 2009

    Takimi i dytë i Kryesisë së Trupit Koordinuestë Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 26 maj 20090

    Optimizëm i përmbajtur pas takimit të kryesisë së Trupit Koordinues.

    Takimi i dytë i pas rekonstruimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është mbajtur në zyret e Trupit Koordinues në Bujanoc.

    Takimi i Kryesisë i është dedikuar më tepër zgjidhjes së problemeve kyqe të cilat i preokupojnë këto tri komuna në Sebinë jugore. Vëmendje të veqant u është dhënë formimit të qeverisë multietnike në Bujanoc dhe Preshevë si dhe kyqjen e Shqipëtarëve në institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë në nivelin lokal.

    READ MORE
  • 26.05.2009.0

    Mbrojtësi i qytetarëve të Republikës së Serbisë (ombudsmani republikan) Sasha Jankoviq me zëvendësit dhe me bashkëpunëtorët e tij do të vizitoj Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën më 26 dhe 27 maj të këtij viti,  ku do të takohet me përfaqësuesit e pushtetit lokal si dhe do të bisedojë me qytetarët për problemet që i preokupojnë ata dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve.

    READ MORE
  • 22. 05. 20090

    Mbrojtësi i qytetarëve të Republikës së Serbisë Sasha Jankoviq do të vizitojë javën e ardhshme Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën, ku me qytetarët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal do të bisedojë rreth problemeve që i preokupojnë si dhe rreth realizimit të të drejtave të qytetarëve.

    READ MORE