Shqiptarë të rinj nga jugu i Serbisë, që kanë ndjekur kursin e gjuhës serbe dhe me sukses s kanë dhënë provimin, atyre në një ceremoni në Bujnaoc u janë dorëzuar diplomat.
Shqiptarë të rinj nga jugu i Serbisë, që kanë ndjekur kursin e gjuhës serbe dhe me sukses s kanë dhënë provimin, atyre në një ceremoni në Bujnaoc u janë dorëzuar diplomat.
Shefi i Trupit Koordinues për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, Zoran Stankoviq, tha në ndarjen e diplomave se kushti për punë në organet shtetërore të Serbisë ështç njohja e gjuhës serbe.
”Obligimi i Qeverisë së Serbisë është që njerëzve që kanë ndjekur kursin e gjuhës serbe t’u mundësohet puna në organe shtetërore në pajtim me kualifikimet e tyre”, tha Stankoviq.
Kryetari i Këshillit nacional Shqiptari Galip Beqiri,i cili ka marr pjesë në ndarje diplomave, tha se kursi i gjuhës serbe për të rinjtë shqiptarë është i dobisë së madhe për ta. Ai I ka propozuar Trupit Koordinues që edhe për serbet në hapësirat e Preshevës dhe Bujanocit të organizohet kursi për gjuhën shqipe për të kuptuar më mirë me fqinjët shqiptarë.
Kursi i gjuhës serbe është ndjekur nga më shumë se 300 shqiptarë të rinj, ndërsa me sukses e kanë përfunduar 250.