Bujanoc – 87 studentë brucoshë dje kanë filluar studimet akademike katërvjeçare në paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.
Bujanoc – 87 studentë brucoshë dje kanë filluar studimet akademike katërvjeçare në paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.
Me këtë rast në fakultet është mbajtur solemnitetit i vogël në të cilin përveç brucoshëve kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, zëdhënsi i tij Stojança Arsiq, Komesari i Lartë i OSBE-së për pakica kombëtare Lamberto Zanier, përfaqësuesit e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe dekani i Fakultetit Ekonomik Alkesandar Grubor.
„Në paralelen e Bujanocit, e cila ka filluar me punë para gjashtë viteve, tani shkollohen rreth 600 studentë, ndërsa studimet katërvjeçare me sukses i kanë përfunduar 79 akademikë. Tetëdhjetë e shtatë kolegët tanë të rinj janë tregues se jemi në rrugën e duhur. Ju dëshiroj shumë gëzim dhe sukses në shkollimin e mëtejshëm, dyert tona do të jenë gjithmonë të hapura”, tha dekani Grubor.
Kryetari i komunës së Bujanoc Shaip Kamberi ka uruar studentëve “fillim të një ereje të re në jetën e tyre”.
„Shkollimi juaj është investimi në të ardhmen, jo vetëm për juve personalisht, por edhe në të ardhmen e tërë territorit dhe bashkësisë e cila këtu jeton”, tha Komesari i Lartë Zanier në fjalimin e tij. Ai ka faleminderuar edhe punën e vet fakultetit, duke theksuar se fakulteti funksionin pa pengesa në territorin në të cilin janë të qasura shumë probleme.
Në vitin e parë studentët do të shkollohen rreth harxhimeve të buxhetit shtetëror, në programin e ri studimor – kontabilitet dhe auditim. Sikur edhe viteve të mëparshme, është siguruar mësimi në gjuhën shqipe i cili zhvillohet në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Tetovës.
Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues