U.d. i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, foli për Newsmax Balkans lidhur me fushatën informuese mbi pasivizimin e adresave, të cilën Shërbimi i Trupit Koordinues po e realizon në përputhje me Planin e Veprimit për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare për periudhën 2026–2029.
Qëllimi i fushatës është që qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të informohen në kohë dhe në mënyrë të qartë për procedurën e pasivizimit të adresave, të drejtat e tyre dhe mundësitë për mbrojtjen e tyre, si dhe për mënyrat në të cilat mund të rregullojnë statusin e vendbanimit të tyre.
Intervista e Nenad Mitroviqit në Newsmax Balkans:
















