31.07.2026.

Njoftim për ngjarjen

  • In Lajme
  • 31. July 2026.
  • 5 Views
Njoftim për ngjarjen

Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të organizojë të hënën, më 3 gusht 2026, ceremoninë e ndarjes së kontratave për subjektet ekonomike që kanë fituar të drejtën për subvencione në bazë të Konkursit Publik për ndarjen e subvencioneve subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2026.

Ceremonia do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Medvegjës, me fillim në ora 13:00.

Pas përfundimit të konkursit publik, kontratat do t’u dorëzohen subjekteve ekonomike nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që kanë përmbushur kushtet e konkursit. Vlera e përgjithshme e subvencioneve të ndara është 23.948.192,00 dinarë, ndërsa mjetet janë të destinuara për bashkëfinancimin e blerjes së pajisjeve dhe makinerive të reja, me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së biznesit dhe nxitjen e punësimeve të reja.

Ceremonia e këtij viti ka një rëndësi të veçantë, pasi për herë të parë që nga fillimi i Programit të Subvencioneve në vitin 2012 do të organizohet në komunën e Medvegjës. Me këtë, Shërbimi i Trupit Koordinues vazhdon t’i zbatojë aktivitetet e tij programore në mënyrë të barabartë në të tri komunat që janë në kompetencën e tij.

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit