15.07.2026.

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

  • In Lajme
  • 24. June 2026.
  • 58 Views
NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë njofton publikun se llogaria zyrtare në platformën X (ish-Twitter), me emrin e përdoruesit @kt_gov, është komprometuar nga persona ende të panjohur.

Si pasojë e qasjes së paautorizuar në llogari, Shërbimi i Trupit Koordinues aktualisht nuk ka kontroll dhe as qasje në këtë llogari, prandaj nuk është në gjendje të administrojë përmbajtjen, publikimet dhe komunikimin e saj.

Me këtë rast njoftojmë qytetarët, mediat dhe të gjitha palët e interesuara se asnjë publikim, koment, mesazh apo aktivitet tjetër i publikuar në llogarinë @kt_gov gjatë ditëve të fundit nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar, mendimin apo informacionin e Shërbimit të Trupit Koordinues dhe nuk është publikuar me miratimin e tij.

Shërbimi i Trupit Koordinues ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen e situatës së krijuar dhe rikthimin e kontrollit mbi llogarinë, për çka publiku do të njoftohet me kohë.

Deri në një njoftim tjetër, Shërbimi i Trupit Koordinues nuk do ta përdorë dhe nuk do të publikojë përmbajtje përmes llogarisë @kt_gov në platformën X. Të gjitha informacionet dhe njoftimet zyrtare do të publikohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit dhe faqes zyrtare të internetit të Shërbimit.

Lusim qytetarët dhe mediat që përmbajtjen e publikuar në llogarinë e lartpërmendur pas humbjes së kontrollit mbi të ta konsiderojnë jozyrtare dhe të paverifikuar.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues

Shihni më shumë

Arkivi i artikujve

Më të fundit