14.01.2026.

NENAD MITROVIQI PREZENTOI NE FESTIVALIN E 13 NDËRKOMBËTAR TË BASKETBOLLIT NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 12. May 2025.
  • 174 Views
NENAD MITROVIQI PREZENTOI NE FESTIVALIN  E 13 NDËRKOMBËTAR TË BASKETBOLLIT NË BUJANOC

Ushtruesi i detyrës së drejtorit  të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, mori pjesë në Festivalin e 13-të Ndërkombëtar të Minibasketit “Ti rujamë fëmijët” në Bujanoc, të organizuar nga OKB Play 017. Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës të Sërbisë me kënaqësi të

Ushtruesi i detyrës së drejtorit  të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, mori pjesë në Festivalin e 13-të Ndërkombëtar të Minibasketit “Ti rujamë fëmijët” në Bujanoc, të organizuar nga OKB Play 017. Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës të Sërbisë me kënaqësi të madhe ofron mbështetje festivalit ndërkombëtar të 13-të në mini basket “Ti rujamë fëmijët” manifestim që promovon stilet e shëndosha të jetës, shpirtin ekipor, tolerancën dhe solidaritetin ndër të rinjët

“Kam kënaqësin që më jipet mundësia që të takohemi sot me rastin e  hapjes së  Festivalit të 13-të Ndërkombëtar të Minibasketbollit “Ti rujamë fëmijët” në Bujanoc

Ky festival nuk është vetëm një festë e sportit, por edhe një mundësi për të afirmuar kreativitetin, energjinë dhe sportivitetin e fëmijëve. Sporti është më shumë se një lojë – ai mëson vlera të tilla si uniteti, disiplina dhe respekti për të tjerët.Jam i bindur se ky aktivitet do t’i nxis fëmijët të qëndrojnë aktivë, të kultivojnë miqësi dhe të jenë bartës të ndryshimeve pozitive në mjedisin e tyre.

Do të doja të falënderoja të gjithë organizatorët, vullnetarët dhe partnerët që e bënë të mundur festivalin, dhe u uroj pjesëmarrësve shumë suksese dhe momente të bukura në teren” deklaroi ushtruesi i detyrës së drejtorit  të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq

“ Ky festival është dedikuar të rinjëve. Që 13 vite po mundohemi dhe arrijmë që tju tubojmë që tju bëjmë bashk që tju përkushtohemi juve sepse ju jeni pasurija jonë më madhe” deklaroi themeluesi dhe trajnuesi i OKB Plaj 017 Nenad Stajiq.

Burimi: Shërbimi i Trupit koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака