26.12.2025.

01.06.2010.

  • In Lajme
  • 1. June 2010.
  • 60 Views

USAID NISI BIZNESIN E VOGËL NË SERBINË JUGORE

Duke i shfrytëzuar punëtorët e gjigantëve të dikurshëm nga Serbia jugore, më tepër se 30 afaristë nga Bujanoci, Presheva, Vranja, Leskoci, Surdulica, Lebana, Trgovishta, Medvegja, Vlasotinca, Bojniku dhe vendeve tjera, po përfitojnë tregun vendorë dhe të huaj me prodhimet e veta.

USAID NISI BIZNESIN E VOGËL NË SERBINË JUGORE

Duke i shfrytëzuar punëtorët e gjigantëve të dikurshëm nga Serbia jugore, më tepër se 30 afaristë nga Bujanoci, Presheva, Vranja, Leskoci, Surdulica, Lebana, Trgovishta, Medvegja, Vlasotinca, Bojniku dhe vendeve tjera, po përfitojnë tregun vendorë dhe të huaj me prodhimet e veta.

Pas dështimit dhe likuidimit të  fabrikave të këpucëve ,,Kostana’’, PIK Delishes, IPK Pcinja, Jumko, Poloprodukt, Megal, Prohorovo, Gumoplastika, Jugokop, Masinoteks dhe fabrikave tjera, më tepër se 10.000 punëtorë prap janë në vende të punës duke falënderuar drejtorëve të aftë nga sipërmarrjet e vogla në Serbinë jugore.

Fillimin e këtij biznesi të vogël në këtë pjesë të Serbisë e ka ndihmuar posaqërisht organizata USAID. Slobodan Kociq, kryetarë i Leskocit tha se USAID-i ka ndikuar dukshëm në ,,inkurajimin’’ e afaristëve që të organizohen dhe të tejkalojnë vështirësitë, të cilën ata edhe e bëjnë në mënyrë të denjë.

,,Kemi filluar me një punëtori të thjeshtë për përpunimin e metaleve duke shfrytëzuar dijeninë dhe përvojën e përfituar në sipërmarrjen e dikurshme metalike në Preshevë. Ekzistojmë që nga viti 1969 si punëtori e pamvarur zejtare. Jemi zhvilluar hap pas hapi, ndërsa që nga viti 1992 jemi si sipërmarrje. Jemi zhvilluar ngadal dhe hapë pas hapi por vetëm për të mbijetuar. Duke i falënderuar USAID-it kemi bërë biznesplanin , programin e prodhimtarisë, dizajnimin i prodhimeve, përpunimin e tregut dhe plasmanin’’ deklaron drejtori i i sipërmarrjes ,,Çeliku’’ nga Presheva duke u shprehë se me prodhimet dhe shërbimet e veta në ndërtimtari janë konkurent në treg. ,,Zdrukthtaria dhe elementet tjera në ndërtimtari janë të kualitetit të lartë dhe janë shumë të kërkuar si në Serbi poashtu edhe ne Kosovë si dhe në Maqedoninë fqinje. Për arsye të kërkesës gjithnjë e më të madhe të prodhimeve të ,,Çeliku-t’’, Sadiku ka në plan që përpos 50 punëtorëve të punësuar momentalisht, të punësojë edhe 20 punëtorë të rinjë.

Sipërmarrja ,,Mineks’’ nga Vranja njihet si sipërmarrja më e madhe e prodhimeve të rrobeve nga lëkura. Zoran Stoilkoviq, pronarë dhe drejtorë deklaroi se ka shfrytëzuar dijeninë dhe përvojën në këtë degë të ekonomisë. Ka punësuar 60 ish punëtorë të kombinatit të dikurshëm ,,Kostana’’dhe ka shfrytëzuar përvojën e tyre për prodhime të reja. ,,Duke i falënderuar ndihmës që na ka dhënë USAID-i, kemi kemi përmirësuar si dhe kemi promovuar program të ri të prodhimit’’, deklaroi Stoilkoviq duke shtuar se punon për tregun e mbrendshëm ndërsa kohëve të fundit  edhe për disa prodhues më të njohur të këpucëve nga jashtë.

Dragan Ivanov, pronarë dhe drejtor i ,,Aniteks-it’’, prodhues i çorapeve për meshkuj, gra dhe fëmijë nga Bosilegradi, deklarooi se duke i falënderuar programit të USAID-it ka arritur sukses në prodhimin e çorapeve. Ka ndikuar edhe ajo që në një komunë t[ pazhvilluar dikur ka egzistuar sipërmarrja shoqërore e tekstilit e cila është marrë me programin e tillë. Ashtuqë edhe ai ka shfrytëzuar aftësinë e punëtorëve të këtijë ish kombinati. ,,Për komunën e Bosilegradit, rëndësi të madhe ka hapja e një fabrike për prodhimin e çorapeve. Në fillim kemi pasur probleme dhe frikë se a do të kemi sukses, ndërsa tash prodhimet tona i plasojmë si në vend poashtu edhe jashtë vendit’’ duke shtuar se me ndihmën e USAID-t planifikon rritjen e kapaciteteve si dhe punësimin e punëtorëve të rinjë.

Sipërmarrja ushqimore ,,Fontana’’ e Fejzullah dhe Arsim Ibrahimit është shembull se si një sipërmarrje familjare  cila udhëhiqet nga i ati dhe i biri, duke i falënderuar së pari USAID-it menaxhohet shkëlqyeshëm dhe përpos 20 punëtorëve të punësuar me kontratë punëson edhe 10 punëtorë sezonal. Prodhimet nga qumështi të kësaj sipërmarrje janë gjithnjë e më të kërkuara si në tregun vendorë poashtu edhe në tregun Maqedon, Kosovarë, Mal të Zi dhe Bosnjë. ,,Programi i USAID-it na ka ndihmuar që të kemi zgjedhjen e duhur se si dhe qka do të prodhojmë në të ardhmen. Natyrisht përmes mjeteve dhe teknologjisë më bashkëkohore kemi siguruar edhe kualitetin e lartë të prodhimeve ushqimore e posaqërisht prodhimeve nga qumështi. Gjithashtu ka qenë shumë me rëndësi të sigurojmë paketim kualitativ dhe dizajnë bashkëkohorë. Që prej bashkëpunit tonë me  USAID-in, prodhimet tona shiten më mirë’’, deklaroi Arsim Ibrahimi duke shtuar se vazhdojnë me rritjen e kapaciteteve të prodhimit të kësaj sipërmarrjeje.

Milan Veliçkoviq, pronarë dhe drejtor i qumështores familjare ,,Veliçkoviq’’ nga Alakinca e komunës së Surdilicës, e cila  ka të punësuar 30 punëtorë, deklaroi se duke ju falënderuar programit të USAID-it, për 20% ka rritur prodhimin dhe shërbimet e kësajë sipërmarrjeje. ,,Aplikojmë standaret botërore për kualitetin siq janë HASAP, ISO etj. Kjo ka ndikuar që prodhimet tona të shiten nëpër shtetet fqinje siq janë: Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Bosna dhe Hercegovina, Kroacia dhe së shpejti prodhime tona do të ketë  edhe në tregun e SHBA-ve’’ thot Veliçkoviq.

Majkëll Pilsberi, drejtor i programit për përforcimin e sigurisë ekonomike USAID, thot se USAID-i, për të ndihmuar zgjidhjen e problemeve të cilat ndikojnë në ngadalësimin e zhvilllimit ekonomik të shumë sipërmarrjeve nga Serbia jugore, ka ka hartuar programin e mbështetjes i cila përbëhet nga sfera e menaxhimit të sipërmarrjeve, shitja dhe përsosshmëria e marketingut. Për këtë çështje,  nga ana e USAID-it janë  angazhuar ekspert tëUSAID-it për prezentimin e tyre sa më të denjë siq është psh prezentimin përmes internetit’’ deklaroi Pilsberi dhe shtoi se ,,ky program u ka mundësuar sipërmarrjeve trajnime si dhe kurse nga sferat të cilat janë kyqe për një biznes të suksesshëm, shitje, finansim dhe menaxhimin e resurseve njerëzore. Me një fjalë, qëllimi i programit është ndihma sipërmarrjeve që të jenë sa më produktive për tërhjeqjen e blerësve të rinjë si dhe rritjen e prodhimit’’.

Погледајте још

Најновије

Архива чланака