26.12.2025.

KONKURS PËR PUNIME LETRARE DHE PIKTURË ME TEMËN ,,BUJANOCI NË SYTË E MI’’

  • In Lajme
  • 4. August 2010.
  • 43 Views

Qendra për tolerancë dhe integrim të jugut të Serbisë, në kuadër të projektit ,,Unë e dua Bujanocin’’, i përkrahur  nga Trupi koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka shpallur konkurs për punime letrare dhe pikturë me temën ,,Bujanoci në sytë e mi’’.

Qëllimi i këtij konkursi është që të rinjët të nxiten që sa më aktivishtë të jenë pjesëmarrës në promovimin e komunës së tyre.

Temat e këtyre punimeve letrare dhe pikturë janë:
–   Vendi i preferuar në Bujanoc
–   Vendi/ngjarjet në Bujanoc të cilat i përcjell
–   Multikulturalizmi në Bujanoc
–   Përparësitë dhe mangësitë e Bujanocit

Kushtet e konkursit janë:
–   Në konkurs mundë të lajmërohen të gjithë personat që janë të lindur në Bujanoc, të moshës deri 30 vjeçare
–   Është e domosdoshme që autorët e realizimeve letrare t’i nënshkruajnë punimet e tyre ndërsa për pikturat e realizuara duhet përshkrim i shkurtër i atij punimi,
–   Punimet patjetër duhet të jenë autentike dhe realizime të pavarura të autorëve,
–   Punimet duhet të dorëzohen vetëm se në gjuhën amtare (serbisht, shqip dhe në gjuhën rome)

Të gjithë të interesuarit punimet e tyre mundë t’i dërgojnë me postë ose t’i dorëzojnë personalisht në adresën e Qendrës për tolerancë dhe integrim të jugut të Serbisë: Rruga Sava Kovaçeviq, p.nr., zyreja nr 3, Bujanoc (në pliko duhet specifikohet ,,për konkurs’’).

Për informata më të hollësishme përgjegjësve të projektit mundë t’i drejtoheni përmes e-mail adresë:  cti-js@hotmail.com

Погледајте још

Најновије

Архива чланака