Preshevë – Me asgjësimin e 48 bombave kasetore në teritorin e Bushtranit në Preshevë është përfunduar çminimi i lokacionit të parë në këtë komunë, ka deklaruar dje drejtori regjional i ndihmës së popullit Norvegjez për Evropën juglindore Emil Jeremiq.
Preshevë – Me asgjësimin e 48 bombave kasetore në teritorin e Bushtranit në Preshevë është përfunduar çminimi i lokacionit të parë në këtë komunë, ka deklaruar dje drejtori regjional i ndihmës së popullit Norvegjez për Evropën juglindore Emil Jeremiq.
Bombat kasetore të tipit BLU 97 me të cilat në vitin 1999 NATO ka goditur pozicionet në Jug të Sërbisë janë gjetur në atë lokacion, hapësira e të cilit është 20,5 hektar.
Jeremiqi ka deklaruar se në Bushtran, ku çminimi ka filluar me 29 prill të këtij viti janë larguar shumë më tepër bomba të paeksploduara se sa është pritur, sikurse në të njëjtën hapsirë janë gjetur dhe asgjësuar edhe 12 mjete tjera të paeksploduara të llojëve tjera.
„Në lokacionin e Bushtranit bombat kasetore janë gjetur në tokat bujqësore të cilat punohen, i tërë tereni është gjurmuar deri më gjysëm metri thellësi dhe tash plotësisht është i sigurt.Hapsira e rradhës për çminim është Shatkin vir, gjithashtu në komunë të Preshevës, me hapësirë 12 hektar, e cila gjindet në teren të papërshtatshëm malor“, deklaroi Jeremiq.
Projekti largimi i bombave kasetore të paeksploduara nga jugu i Sërbisë me 3,5 milion euro e financon Ministria e punëve të jashtme e Norvegjisë, ndërsa e realizon Ndihma popullore e Norvegjisë në bashkëpunim me Qendrën për çminim të Republikës së Sërbisë.
Bombat kasetore do të ishte dashur që të largonen nga lokacionet hapësira e përgjithshme e të cilave është 4,3 kilometra katror në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Kurshumli










