Bujanoc- Iniciativa qytetare dhe agjencia e SHBA për zhvillim ndërkombëtar (USAID) javën e ardhshme do të fillojë një projekt që do të përmirësoje pozitën e të rinjve dhe të zvogëlojë margjinalizimin e tyre në jug të Serbisë dhe në Sanxhak.
Bujanoc– Iniciativa qytetare dhe agjencia e SHBA për zhvillim ndërkombëtar (USAID) javën e ardhshme do të fillojë një projekt që do të përmirësoje pozitën e të rinjve dhe të zvogëlojë margjinalizimin e tyre në jug të Serbisë dhe në Sanxhak.Projekti "Rinia fuqizuar për ndryshim pozitiv në jug të Serbisë dhe në Sanxhak" do të punojë për forcimin e kapaciteteve të të rinjve, grupeve joformale dhe organizatave të shoqërisë civile. Projekti formal fillon me një ekspozitë që do të jetë e hapur të martën në Bujanoc.
Ky projekt do të ndihmojë njerëzit e varfër e margjinalizuar dhe të rinjve të papunë të nacionaliteteve të ndryshme.Do të punojnë në zhvillimin e aftësive të tyre personale dhe profesionale, për të identifikuar problemet në komunitetet e tyre, dhe për të forcuar aftësinë e të rinjve për të filluar dhe për të avokuar për ndryshim në komunitetet e tyre lokale.
Burimi:Jugmedia











