Preshevë – Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës, kanë ndaluar një person me shtetësi greke që në mënyrë jashtligjore të kaloj më shumë se 5 kilogram të stolive të argjendit, vlera e të cilave ishte 16000 euro, ka njoftuar Administrata Doganore.

Stolitë janë gjetur në bagazhin e udhëtarit në fjalë, me rastin e kontrollës detale të autobusit i cili lëvizte në relacioni Greqi – Serbi.
Udhëtari deklaroi se tolitë i ka blerë në Greqi dhe kishte për qëllim që t`ia dërgoj dikujt në Beograd, ku është nisur në pushime. Duku marrë parasysh se bëhet fjalë për personin me shtetësi të huaj, Gjykata për Kundërvatje këtë rast do t`a kryej sipas procedurës së shpejtë.
Në të njejtën pikë kufitare është ndaluar edhe personi me nënshtetësi gjermane i cili kishte tentuar në mënyrë ilegale të dërgoj në Turqi përmes Serbisë, dy breshka të llojit të mbrojtur “Geochelone sulcata”, e cila është shumë e kërkuar dhe është ndaluar trafikimin illegal të kafshëve të mbrojtura.
Shtetasi gjerman të dy breshkat i kishte paketuar në kuti që i kishte vendosur në rimorkio të automjetit të tij dhe kur doganierët i kishin zbuluar kafshët i`u dorëzoi lejën “CITES”, i cili është dokument i nevojshëm për transportimin e kafshëve të mbrojtura. Duke marrë parasysh se lejës i kishte skaduar afati, të dy breshkat do t`i merren dhe t`i dorëzohen Ispektoriatit për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor. Breshkat do të jenë nën kujdesje në kopshtit zoologjik të Paliqit, ndërsa kundër shtetasit gjerman do të ngritet padi penale.
Burimi: RTS, Jugmedia dhe Trupi Koordinues











