30.12.2025.

NË PRESHEVË ËSHTË PARANDALUAR KONTRABANDIMI I BARNAVE

  • In Lajme
  • 2. July 2015.
  • 31 Views
NË PRESHEVË ËSHTË PARANDALUAR KONTRABANDIMI I BARNAVE

Preshevë – Doganierët në pikën kufitare në Preshevë, kanë parandaluar tentim kontrabandimin e shumës së madhe të barnave, ka njoftuar Administrata Doganore.

Preshevë – Doganierët në pikën kufitare në Preshevë, kanë parandaluar tentim kontrabandimin e shumës së madhe të barnave, ka njoftuar Administrata Doganore.

Persnoni me iniciale Zh.N nga Prokupla, ka tentuar që barnat t`i kontrabandojë deri në Nish dhe i cili policisë i kishte thënë se është duke transportuar pije.

Zh.N është ndaluar në rrugën lokale, në vendin e kyçjes për në autoudhën Shkup-Beograd.

„Me kontrollimin detal në 30 kutitë të paketuar në pjesën transportuese të automjetit me targa të Nishit, në vend të pijeve janë zbuluar barnat me banderola të huaja, pa asnjë dokumentacion përcjellës mbi takstat transportuese dhe detyrime tjera tjera. Në mesin e barnave kanë qenë 12.000 tableta të tipit “Sintrom 4“, i cili përdoret për terapinë kundër të kaogulimit të gjakut dhe parandalimit të paraqitjes së trombit. Ky lloj nuk është i regjistruar në Serbi dhe shitja e tij nuk është e lejuar, andaj mund të sigurohet vetëm në „tregun e zi“, ka njoftuar Administrata Doganore.  

Zh.N në deklaratën e tij ka theksuar se barnat i ka marë nga personi panjohur në Preshevë dhe ka vërtetuar se i ka transportuar deri në Nish për t’i shitur.

Përshkak se vlera e kontrabanduar e mallit kalon shumën e një të tretës së vlerës së automjetit, gjitha do të konfiskohen deri në përfundimin e procesit për kundërvatje pranë gjykatës përkatëse, është thënë në komunikatë.

Burimi: RTS, Blic, Alo, Juzhne Vesti, OK Radio dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака