30.12.2025.

ËSHTË E NEVOJSHME POLITIKË MË E PËRGJEGJSHME E UE-SË NDAJ EMIGRANTËVE

  • In Lajme
  • 16. July 2015.
  • 43 Views
ËSHTË E NEVOJSHME POLITIKË MË E PËRGJEGJSHME E UE-SË NDAJ EMIGRANTËVE

Preshevë / Bujanoc – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, Alleksandar Vuçiq, dje në Preshevë ka vlerësuar se zgjidhja për problemin e fluksit të emigrantëve nuk mund të gjendet në mure, por në politikën e përbashkët të UE-së dhe vendeve transite.

Preshevë / Bujanoc – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, Alleksandar Vuçiq, dje në Preshevë ka vlerësuar se zgjidhja për problemin e fluksit të emigrantëve nuk mund të gjendet në mure, por në politikën e përbashkët të UE-së dhe vendeve transite.

Vuçiq gjatë vizitës së Qendrës për Pranim të Emigrantëve në Preshevë, ka treguar se bëhet fjala për problemin i cili nuk është i tanishëm dhe shprehu shqetësimin se me të do të përballemi edhe gjatë dimrit.

“Nuk mundeni ta ndaloni një proces në të cilin njerëzit nga vende të caktuara të Azizë Qendrore ose Lindjes së Afërm të vijnë këtu në kërkim të një jete më të mirë, në rrugën në drejtim të Gjermanisë ose vendeve të tjera të Europës perendimore”, ka thënë kryeministri.

Vuçiq ka kujtuar se në Serbi çdo ditë arrijnë afër 1.000 njerëz dhe ka thënë se zgjidhja për këtë problem duhet të kërkohet në bashkëpunim me UE-në.

„Zgjidhja nuk është në mure, por në politikën e përbashkët dhe serioze të vendeve të UE-së, të cilat i fajësoj se nuk kanë politikë shumë të përgjegjshme dhe serioze ndaj këtij problemi, mirëpo edhe gjithë ne të cilët gjendemi në këtë rrugë transite“, ka porositur ai dhe shtoi se pret që përmes ndihmës së Unionit Europian në të ardhmen të gjendet zgjidhje për këtë problem.

Kryeministri ka rikujtuar në atë së UE-ja vetëm se është duke iu ofruar ndihmë Serbisë përmes kontrollit të përbashkët, si në kamerat e termovisuale, kompjutor, barëra dhe sende tjera të duhura, mirëpo ka vlerësuar se kjo nuk është  e mjaftueshme.

“Vendit tonë në nivel ditor deri dje i ka kushtuar afër 15.000 euro, ndërsa tani edhe më shumë me ardhjen e numrit të madh të emigrantëve. Buxheti serb këtë nuk do të mund bart dhe për këtë do të duhet ndihma më e madhe e BE-së”, ka përsëritur Vuçiq.

Sipas fjalëve të tij, fluksi i emigrantëve nuk ndikon në situatën e përgjithshme të sigurisë në Serbi, sepse emigrantët nuk vijnë për të bërë incidente, por ata kanë ikur nga fatkeqësia e luftës, në kërkim për një jetë më të mirë dhe jo për probleme.

Për atë, siç ka thënë ai, duhet t`i dorëzohet mirënjohje, sepse në këto kushte të situatës së rëndë dhe luftës së kuptueshme për mbijetesë numri i incidenteve është aq i vogël, sa që është i parpërfillshëm.

Duke shprehur shpresën se Serbia në mënyrë konkrete do të sillet ndaj këtyre personave, ka rikujtuar se dëshira e tij është që sa më shpejtë të shkojnë në ndonjë vend tjetër dhe përsëriti se njerëzit nuk mund t`i ndalojnë që ata të lëvizin.

Vuçiq vizitën e filloi në Preshevë dhe Bujanoc me takimin me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, i cili i dhuroi Mirënjohje të komunës së Preshevës si kryetar i parë i Qeverisë i cili e vizitoi këtë territor.

Ai pas kësaj e ka vizituar  Maternitetin e renovuar, i cili nuk ka punuar 27 vjet, ndërsa në të cilën tani mund të kryhen 500 lindje në vit.

Vuçiq dje ka vizituar edhe Bujanocin dhe më këtë rast ka vizituar Kuzhinën Popullore të Kryqit të Kuq dhe Banjën e Bujanocit dhe ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve nga ky vend.

Qeveria e Serbisë ka miratuar mjete në vlerë prej 6.488.000 dinarëve për harxhimet e punës së Kuzhinës Popullore në Bujanoc.

Në shoqëri të kryetarit të Qeverisë së Serbisë kanë qenë ministri për punë, punësim dhe për çështje veterane dhe sociale dhe njëherit kryetar i Grupit Punues për zgjidhjen e problemit të rrjedhave të përziera emigruese, Alleksandar Vulin, ministri i shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, ministri i punëve të brendshme, Nebojsha Stefanoviq dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Burimi: Ueb faqja e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues
 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака