30.12.2025.

SHOQËRI CIVILE NË BUJANOC – PLOT ORGANIZATA A PAK AKTIVITETE

  • In Lajme
  • 2. September 2015.
  • 36 Views
SHOQËRI CIVILE NË BUJANOC – PLOT ORGANIZATA A PAK AKTIVITETE

Bujanoc – Përforcimi i organizatave shoqrore, promovimi i zërit të qytetarve dhe vlerave demokratike, si dhe aktivizimi i të rinjëve, janë disa nga qëllimet të cilat i promovojnë organizatat apo shoqritë qytetare në Bujanoc. 

Bujanoc – Përforcimi i organizatave shoqrore, promovimi i zërit të qytetarve dhe vlerave demokratike, si dhe aktivizimi i të rinjëve, janë disa nga qëllimet të cilat i promovojnë organizatat apo shoqritë qytetare në Bujanoc. 

Në Bujanoc ekzistojn një numër i madhe i organizatave qytetare, por shumica e tyre edhe pse janë të regjistruara nuk janë shumë aktive. 

Bejxhet Selimi kryetar i komisionit për vlersimin e projekteve të shoqrive civile në komunë të Bujanocit thotë se “komuna e Bujanocit i kushton mjaftë rëndësi bashkpunimit me shoqërit civile”.

 “Komuna për këtë vit i ka nda dy million dinarë për këtë qëllim. Konkursi është shpallur në shkurt, prej 45 organizatave që kanë konkuruar, 40 prej tyre kanë marrë mjete. Vlera e përgjithshme e mjeteve ka qenë 1 milion e 860 mi dinarë”, thotë Selimi, i cili shton që në këtë konkurs kryesisht kanë konkuruar shoqërit civile, por edhe klubet sportive dhe organizatat kulturore, të cilat janë të regjistruara si shoqëri civile”.

Sipas fjalëve të tij, komuna apo komisioni të cilin aj e udhëheq nuk e ka vlersuar ende realizimin e projekteve. Megjithatë shoqërit të cilat kanë marrë mjete, duhen patjetër deri vitin e ardhëshëm ku prap do të konkurojnë të bëjnë raportin edhe ta dorzojnë rreth realizimit të projekteve.

Organizata e cila momentalisht ndan aktivitete për të rinjë është Zyra për të rinjë e komunës së Bujanocit e cila funksionon në kuadër të administrates komunale.

Në bazë të fjalve të koordinatorës së kësaj zyre Vjollca Aliu, zyra ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të të rinjëve, deri sa ky vit është principi kryesor i punës humanitare.

 “Zyra për të rinjë ka filluar këtë vit me implementimin e projektin për të drejtat e njeriut të cilën e finanson Këshilli i Europës, e më pasë është fokusuar në realizimin e projektit “Edu karavan”, i cili momentalisht implemtohet ku është partner lokal organizata jonë”, thotë Aliu

Sipas fjalëve të saj, Zyra për të rinjë e komunës Bujanocit bashkpunon me një numër të madhe të zyreve për të rinjë në Sërbi, posaçërisht me ato që janë komuna multietnike,sikur që janë Sanxhaki e Vojvodina.

“Bashkpunojmë edhe me shoqëri qytetare “Iniciativa qytetare”, të cilat janë aktive në Bujanoc, por edhe me tjerat organizata dhe me institucionet lokale”, thotë koordinatorja e kësaj zyre. 

Më pasë shton se “Zyra për të rinjë e komunës Bujanocit është njëra ndër 12 zyret të cilat punojnë me grupe të ndjeshme, sikur që janë personat me aftësi të kufizuara, persona me sindromën “Down”, me Romë etj”. 

Ibrahim Alishani është njëri ndër aktivistat e shoqrive civile me përvojë dhjetëvjeçare, i cili i ka arritur duke punuar me organizata joqeveritare “Qendra për resurse civile” (CRC) në Bujanoc.

 “Organizata jonë kryesisht është marrë me projektet të cilat kanë të bëjnë me të rinjtë, sikur afrimi dhe njohja e të rinjëve nga nacionalitet e ndryshme, se puna jonë është multietnike,a shkollat janë të ndara”, theksoi Alishani.

Sipas fjalve të tij, projektet e organizatës CRC kryesisht i ka finansuar ambasada e Britanis së Madhe në Beograd por edhe donator të tjerë.

 “Kur flasim për organizatat joqeveritare në jug të Sërbis, në veçanti ato në komunë të Bujanocit, ka shumët të regjistruara por janë shumë pak aktive, me përjashtim ka edhe  disa organizata që e kanë vendodhjen në Beograd”, thotë Egzon Lakna, aktivist i organizatës joqeveritare “Inicijativa për drejtat e njeriut”.

 “Organizatat që vijnë nga Beogradi për të realizuar prejekte në komunën e Bujanocit. Me atë rast ato angazhojnë shumë një numër të madhë të Shqiptarëve të cilët marrin honorare edhe pagesa ditore që janë simbolike”, thotë Lakna kurse “njerzit nga këtu nuk janë të gatshëm të aktivizohen në sektorin civil pa interes ose beneficione”.

Shoqërit civile kanë një rol të madhë në shoqërin e vendeve të europës. Për atë organizatat joqeveritare duhen të jenë aktive sepse munden të kontribojnë në jetë më të mirë te qytetarët e Bujanocit.

Burimi: Titulli dhe Trupi koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака