30.12.2025.

NDIHMA MË E MADHE PËR BUJQIT NË JUG TË SERBISË

  • In Lajme
  • 7. September 2015.
  • 44 Views
NDIHMA MË E MADHE PËR BUJQIT NË JUG TË SERBISË

Medvegjë – “Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor posaçërisht do t’i ndihmoj bujqit në komunat e pazhvilluara në jug të Serbisë”, ka thënë ministresha e bujqësisë, Snezhana Bogosavleviq Boshkoviq, gjatw vizitës në Medvegjë dhe vlerësoi se në territorin e kësaj komune egziston potencial i madh për zhvillimi e blegëtorisë dhe perimatrisë, por se problemi më i madh për prodhuesit të cilët përpilojnë projektet dhe konkurojnë tek bankat dhe për fondet europiane para-pranimit.

 „Në bashkëpunim me fakultetet e bujqësisë dhe insitutet shkencore do të punojmë intenzivisht në përgaditjen e projekteve. Ata kanë marrë detyrë që të përgadisin projektet konkuruese për blegtorë, fermerë të ardhshëm dhe për kultivuesit e frutave. Prodhuesit nga Ministria do të marrin projektin e kompletuar, i cili do të iu jet i mjaftueshëm që të konkurojnë për mjete tek bankat ose nga fondet e para-pranimit, ndërsa ato do të jenë gati deri në fund të vitit“, ka deklaruar ministresha e bujqësisë.

Ajo ka përsëritur se Ministria veçanarisht do të ndihmojë komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, sepse për Qeverinë e Serbisë këto janë vende të rëndësishme.

 “Ne do të bëjm gjithçka që të ndihmojmë, mirëpo është e nevojshme që të njejtën ta bëjnë edhe bujqit, posaçërisht çka kam parë në këtë territor ka mjaft të rinjë. Gjithashtu, punë e madhe është edhe për vetqeverisjen lokale, si dhe shërbimet bujqësore dhe po nëse të gjithë behëmi sëbashku e të bëjmë programe të mira, jam e sigurt në atë se për ata nuk do të mungojnë të holla”, ka thënë ministresha e bujqësisë.

Burimi: RTV dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака