31.12.2025.

NDIHMA E ZVICRRËS PREJ 600.000 FRANGAVE PËR EMIGRANTËT NË SERBI

  • In Lajme
  • 6. October 2015.
  • 57 Views
NDIHMA E ZVICRRËS PREJ 600.000 FRANGAVE PËR EMIGRANTËT NË SERBI

Preshevë – Agjensioni Zvicerian për Zhvillim dhe Bashkëpunim nga fillimi i rritjes së fluksit të emigrantëve në mënyrë aktive ndihmon Serbinë në kuadër të projektit “Mbështetje koordinimit nacional të reintegrimit të të kthyerve – faza 2“, buxheti i të cilit është 600.000 franga zviceriane, ka njoftuar Komesariati Republikan për Refugjatë dhe Emigracion.

Ndihma përfshin pajisimin e qendrave për pranim dhe sigurimin e nevojave themelore të emigrantëve, mirëpo edhe shkëmbimin e përvojës dhe diturisë së ekspertëve zvicerian në fushën e emigracionin.

Kështu që në Qendrën për Pranimin e Emigrantëve në Preshevë është dorëzuar mobilje dhe paisje komplete për kuzhinë, ndërsa ndihma është vazhdim i ndihmës prej 100 shtretërve në kate prej metali, 200 dyshekëve, 100 dhe 200 komplete të mbulesave, batanije dhe jastëk, në kuadër të pakos së ndihmës prej një vlere më shumë se 55.000 frangave zviceriane.

Në kuadër të projektit, qendra në periudhën e shkuar është pajisur dhe me paisjet kompjuterike, reflektorë, gjeneratorë, si dhe me pajisjet e nevojshme për mirëmbajtjen e objektit.
 
Bashkëpunimi i Serbisë dhe Zvicrrës në fushën e emigracionit ka nisur në vitin 2009, ndërsa Komesariati për Refugjatë dhe Emigrim është njëri ndër partnerët kyç në kuadër të atij partneritetit të suksseshëm, thuhet në komunikatë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака