31.12.2025.

MËSHQERA NGA KONÇULI NË MESIN E 15 MË TË MIRAVE NË SERBI

  • In Lajme
  • 6. October 2015.
  • 54 Views
MËSHQERA NGA KONÇULI NË MESIN E 15 MË TË MIRAVE NË SERBI

Bujanoc – Dona, pronar i të cilit është Hamdi Ademi nga fshati Konçul të Bujanocit, ka hyrë në rrethin e 15 mëshqerave më të mira në Serbi.

Bujanoc – Dona, pronar i të cilit është Hamdi Ademi nga fshati Konçul të Bujanocit, ka hyrë në rrethin e 15 mëshqerave më të mira në Serbi.

Këtë mirënjohje të lartë mëshqera Dona e ka marrë në konkurencën e 42 mëshqerave më të mira në Ekspositën e parë Republikane të lopëve të racës simentale, e cila këtë vikend është mbajtur në Krushevcë.

„Për neve në Bujanoc dhe Stacionin Veterinarik është një sukses i madh, sepse ne jemi fillestar në këtë punë. Në këtë mënyrë kemi treguar se së shpejti do të mundemi që me sukses të krahasohet me lopët më të mira të racës simentale“, ka thënë Miodrag Millkoviq, drejtor i Stacionit Veterinarik në Bujanoc.

Mëshqera Dona është e vjetër vetëm një vit e nëntë muaj, ndërsa nëna e saj pronarit i ka dhënë 4.826 litra për një vit.

Përndryshe, në këtë Ekspositë të parë Republikane të lopëve të racës simentale, Bujanocin e kanë përfaqësuar lopa fituese e ekspozitës komunale e cila është mbajtur më 26 shtator. Ato janë lopët e këtyre pronarëve: Zoran Trajkoviqa nga Sveta Petke, Burhana Nazipija nga Tërnoci i Madh dhe Hamdi Ademit nga Konçuli.

Burimi: Bujanovaçke Vesti dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака