31.12.2025.

ME SUKSES ËSHTË KRYER AKSIONI „KOSHTANA 2015“

  • In Lajme
  • 8. October 2015.
  • 33 Views
ME SUKSES ËSHTË KRYER AKSIONI „KOSHTANA 2015“

Vrajë – Aksioni i përbashkët operativ policor i vendeve nga rajoni “Koshtana 2015”, i cili në pikën kufitare Preshevë – Tabanoc ka përfunduar të mërkuren, ka treguar se policia e rajonit mund të mirret me problemin e krizës së emigrantëve.

Vrajë – Aksioni i përbashkët operativ policor i vendeve nga rajoni “Koshtana 2015”, i cili në pikën kufitare Preshevë – Tabanoc ka përfunduar të mërkuren, ka treguar se policia e rajonit mund të mirret me problemin e krizës së emigrantëve.

“Koshtana 2015”, është organizuar në përputhje me planin punues të Programit të sigurisë ndërkufitare DCAF – por edhe në bashkëpunim me Administratën Policisë Kufitare të MPB të Republikës së Serbisë.

Drejtori i DCAF-it, Anton Travner, ka thënë se aksioni ka treguar se policia e rajonit munden, dijnë dhe dëshirojn të bashkëpunojn në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme.

„Rezultat i këtij aksionit është shkëmbimi i përvojave të policisë, një ndër elementet kryesore për bashkëpunimin policor ndërkufitar, si dhe krijimin e kanalit për shkëmbimin e informatave.

„Njëri ndër kanalet e shkëmbimit të informacioneve ka qenë në nivelin MPB të Republikës së Serbisë dhe Europolit. Konsiderushëm është krijuar edhe besimi i ndërsjelltë i policisë gjatë këtij aksioni”, ka thën Travner.

Kryeshefi i Repartit për Shkatrrimin e Krimit Ndërkufitar i MPB-së të Republikës së Serbisë, Mitar Qurashkoviq, ka thën se gjatë këtij aksioni janë arritur rezultate të mira.

“Qëllimi i aksionit është mbledhja e të dhënave për grupet kriminale të cilët në mënyrë ilegale kontrabandojn njerëz nga Turqia dhe Greqia, si dhe shkatrrimi i kanaleve të njejta në Serbi. Gjat këtij aksioni është ngritur një padi penale kundër një shtetasit të Serbisë, i cili ka kontrabanduar tetë shtetas të Sirisë. Janë kryer 160 biseda me emigrantët illegal, prej të cilëve 66 nga Siria, 48 nga Afganistani dhe 17 nga Iraku. Bisedat tjera janë kryer me pjesëtarët e kombsive tjera”, ka thën Qurashkoviq.

Nga fillimi i krizës së emigrantëve nga Maqedonia në Serbi kanë hyrë 180.00 kërkus të azilit dhe emigrant ilegal nga Lindja e Afërt.

Burimi: Politika, Blic OK Radio dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака