Preshevë – Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se kjo komunë përballet me numrin e madh të refugjatëve në territorin e vet dhe se përshkak të numrit të madh të transportuesve, rrugët lokale në masë të madhe janë dëmtuar.

„Presheva është bërë stacion i madh i autobusave, sepse për çdo ditë kemi 500 autobusa të cilët parkohen në rrugët lokale dhe të cilët seriozisht pengojnë lëvizjen e veturave të qytetarëve tanë”, ka thënë Mustafa dhe ka shtuar se në mënyrë serioze janë dëmtuar edhe rrugët lokale.
Sipas analizës shkalla e dëmtimit të rrugëve në këtë komunë të cilat e kanë bërë shërbimet profesionale për gjashtë rrugë lokale në të cilat lëvizin automjetet e rënda motorike, kryesisht autobusët, dëmet sillen rreth një milion euro.
Burimi: FoNet, Akter, B92 dhe Trupi Koordinues