31.12.2025.

MEDVEGJË: KONFERENCA MBI PËRDORIMIN E QËNDRUESHËM TË BIOMASËS

  • In Lajme
  • 3. December 2015.
  • 31 Views
MEDVEGJË: KONFERENCA MBI PËRDORIMIN E QËNDRUESHËM TË BIOMASËS

Medvegjë – Në kuadër të projekti “Promovimi i përdorimit efikas dhe të qëndrueshëm të bioenergjisë në jugun e Serbisë – Energjia e drurit për jugun e Serbisë”…

Medvegjë – Në kuadër të projekti “Promovimi i përdorimit efikas dhe të qëndrueshëm të bioenergjisë në jugun e Serbisë – Energjia e drurit për jugun e Serbisë”, në komunën e Medvegjës është mbajtur konferenca në temën e përdorimit të qëndrueshëm të biomasës për nevojat energjetike të Rrethit të Jabllanicës. Konferencën e hapi Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës.

 „Na është nder dhe kënaqësi që jemi nikoqir të kësaj mbledhje të rëndësishme. Tema është shumë e duhur, siç e dini edhe vet Medvegja është e pasur dhe afër 70 përqind e vendit është malore. Këto potenciale është e nevojshme që të përdoren për qëllim të punësimit dhe mbajtjen e të rinjëve në Medvegjë“, ka thënë Arsiq.

Folësit në këtë konferencë kanë ndarë dituritë dhe përvojat e veta të cilat i kanë arritur  gjatë implementimin të projekteve të këtij lloji, të cilat pjesëmarrësve do t’i ndihmoj në identifikimin dhe tejkalimin e barrierave në mjediset e veta për realizimin e projekteve nga fusha e përdorimit të biomasës për prodhimin e energjisë.

Organizatori i konferencës është Qendra për Zhvillimin e Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, e cila realizon projektin “Promovimi i përdorimit efikas dhe të qëndrueshëm të bioenergjisë në jugun e Serbisë – Energjia e drurit për jugun e Serbisë”. Projekti realizohet në bazë të programit bilateral në mes të Republikës së Serbisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, ndërsa partner politik kryesor është Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor e Republikës së Serbisë.

Burimi: Info centar jug dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака