Beograd – Qeveria e Republikës së Serbisë ka përpiluar Draft strategjinë për përfshirje socile të romëve dhe romeve në Republikën e Serbisë për periudhën prej vitit 2015 deri 2025.
Beograd – Qeveria e Republikës së Serbisë ka përpiluar Draft strategjinë për përfshirje socile të romëve dhe romeve në Republikën e Serbisë për periudhën prej vitit 2015 deri 2025.
Ky dokument është krijuar nga nevoja e avansimit sistematik dhe gjithëpërshirës të çështjeve të përfshirjes sociale të romëve dhe romeve, si në nivelin nacional po ashtu edhe lokal, duke përdorur përvojat në zbatimin e Strategjisë së shkuar për avansimin e pozitës së romëve në Republikën e Serbisë (2009-2015) dhe bazave fillestare për për përpilimin e strategjisë së re.
Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, në Serbi jetojnë rreth 148.000 rom. Romët janë njëra ndër grupet më të rrezikuara në Serbi. Qëllimi i Qeverisë së Republikës së Serbisë është që përmes përpjekjeve të kombinuara të gjithë shoqërisë të avansohet pozita e romëve, në mënyrë që të zvogëlohen pabarazitë të cilat egzistojnë në mes romëve dhe pjesës tjetër të popullsisë.
Serbia në rrugën e integrimit europian iu është bashkuar vendeve anëtare kur bëhet fjala për përfshirjen sociale të romëve dhe romeve, kështu që bazën për përpilimin e dokumentit të ri ka përdorur Kornizën e UE-së për strategji nacionale për integrimin e romëve, të cilin Komisioni Europian sëbashku me Parlamentin Europian e ka nënshkruar për vendet e veta anëtare, çka siguron vazhdimin e bashkëpunimit si dhe vazhdimin e mbështetjes së UE-së ndaj Serbisë për avansimin e pozitës së romëve dhe romeve.
Konkluzionet operative të treta sipas rradhës së Seminarit mbi përfshirjen sociale të romëve dhe romeve në Republikën e Serbisë për periudhën prej vitit 2015 deri 2017, të cilën Serbia e ka përpiluar sëbashkur me Komisionin Europian, janë bërë pjesë themelore e këtij dokumenti, ndërsa Draft strategjia është harmonizuar me Planin aksionar për kapitullin e 23 të bisedimeve: “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” në procesin e bisedimeve të Republikës së Serbisë dhe Unionin Europian.
Strategjia për përfshirje sociale të romëve dhe romeve në Republikën e Serbisë (2015-2025) është dokument strategjik i cili në periudhën prej dhjetë viteve të intesifikoj punën e institucioneve në nivelin nacional dhe lokal për çështjet e përfshirjes sociale të romëve dhe romeve dhe shuarjen e diskriminimit të romëve dhe romeve, përkatësisht krijimin e kushteve në qasje të plotë të realizimit të drejtave të njeriut për personat e nacionalitetit rom. Dokumenti përfshin pesë fusha prioritare: arsimin, banimin, punësimin, shendetin dhe mbrojtjen sociale.
Qeveria e Republikës së Serbisë ftonë të gjithë të interesuarit që prej 26 nëntorit deri më 17 dhjetor të vitit 2015, të dorëzojnë kometarët për Draft strategjinë për përfshirje sociale të romëve dhe romeve në Republikën e Serbisë për periudhën prej vitit 2015 deri 2025. Komentit mund të dërgohen përmes postës elektronike në e-mail strategija@ljudskaprava.gov.rs, ose në adresën e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Bulevar Mihajla Pupina 2, Novi Beograd, me shënimin: Javna isprava o Nacrtu strategije za socijalno uključivanje Roma i Romkinja u Republici Srbiji za period od 2015. do 2025. godine.
Shembullin e tekstin mund ta gjeni në këtë link: http://www.ljudskaprava.gov.rs/index.php/yu/?option=com_content&view=article&id=1467
Burimi: Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues











