Medvegjë – Goran Ivanoviq nga Gazdara (1963), minator në minierën “Lece”, në Medvegjë, rëndë është lënduar të premten me rastin e shembjeve në shpellë.
Medvegjë – Goran Ivanoviq nga Gazdara (1963), minator në minierën “Lece”, në Medvegjë, rëndë është lënduar të premten me rastin e shembjeve në shpellë.
Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka thënë se minatori i lënduar është duke u përmirësuar.
„Sipas informatave të fundit të cilat i kam, gjendja e tij shëndetësore është stabile“, ka thënë Arsiq.
Minatori i lënduar pas rastit në fjalë menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike të Nishit, ku është operuar dhe tani është duke u përmirësuar.
Ivanoviq ka thyer brinjët dhe ka lënduar shpretkën, por ka pasur edhe gjakëderdhje të mbrendshme.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek shembja e shpellës.
Burimi: FoNet, Danas dhe Trupi Koordinues











