31.12.2025.

RRITET NUMRI I PËRDORUESVE NGA SERBIA NË PROGRAMIN ERAZMUS+

  • In Lajme
  • 11. January 2016.
  • 41 Views
RRITET NUMRI I PËRDORUESVE NGA SERBIA NË PROGRAMIN ERAZMUS+

Universitetet dhe shkollat e larta në Serbi tani mund direkt të shkëmbejn studentët dhe personelin arsimor me vendet e Unionit të Europës dhe më gjërë, dhe atë përmes programit Erazmus+ të Unionit Europian. Shumëfish janë rritur mjetet për ndarjen e bursave për individët nga Serbia, ndërsa vëmendje i kushtohet ndarjes së barabartë të numrit të bursistëve.

Universitetet dhe shkollat e larta në Serbi tani mund direkt të shkëmbejn studentët dhe personelin arsimor me vendet e Unionit të Europës dhe më gjërë, dhe atë përmes programit Erazmus+ të Unionit Europian. Shumëfish janë rritur mjetet për ndarjen e bursave për individët nga Serbia, ndërsa vëmendje i kushtohet ndarjes së barabartë të numrit të bursistëve.

Duke iu faleminderuar mjeteve të cilat Unioni Europian i ka siguruar në fillim të vitit 2015, Erazmus shkëmbimet në arsimimin e lartë bëhen aktuale edhe në vendet e Ballkanit Perendimor.

Shkëmbimet studentore dhe të mësimdhënësve të finansuara përmes programit Erazmus+, janë shkëmbimet e ngjajshme të cilat zhvillohen në mes institucioneve të larta arsimore në tërë Unionin Europian për gati tri dekada përmes programit të Unionit Europian Erazmus, përmes të cilit deri më tani në Europë më shumë se tri milionë studentë kanë kaluara përmes përvojave të shkëmbimeve studentore.

Në afatin e konkursit për vitin 2015, Unioni Europian ka siguruar më shumë se 22 milionë euro për projektet Erazmus+, me të cilat finansohen shkëmbimet akademike me vendet e Ballkanit Perendimor. Duke iu faleminderuar këtij buxhetit të rëndësishëm, shumëfish është rritur numri i marrëveshjeve të arritura në mes institucioneve nga Ballkani dhe nga vendet e programit në bazë të cilit realizohen shkëmbimet. Kjo nënkupton mundësi më të mëdha për shkëmbimet e studentëve dhe mësimdhënësv në dallim se siç ishte më parë.  

Studentët dhe mësimdhënësit nga Serbia mund të qëndrojnë në bazë të këtyre shkëmbimeve në vendet e UE-së si dhe në Litejshtajn, Islandë, Norvegji, Turqi dhe Maqedoni. Nga po këto vende studentët dhe personeli arsimor mund të vijnë në rajonin e Ballkanit Perendor, si dhe institucionet nga Serbia mund të dërgojnë studentët e vet dhe personelin arsimor në institucionet e këtyre vendeve.

Vetëm në afatin e parë të konkursit, gjatë vitit 2015, në kuadër të këtij llojit të projekteve Erazmus+, janë miratuar afër 1.900 shkëmbime për Serbinë, prej të cilës 60% duhen të jenë studentore, ndërsa 40% bursa për të punësuarit në institucionet e larta arsimore. Ai numër ka kaluar numrin e përgjithshëm të bursave të ndara për 6 vite të Mundus Programit Erazmus.

Më herët program Erazmus dhe tash edhe program Erazmus+, kontribuon në te që përvoja ndërkombëtare gjatë studimit – një semestër të realizohet në studimet në ndonjë vend tjetër, si dhe shkëmbimet akademike të personeleve – të fillojnë të vlerësohen si mjet për forcimin e kualiteteve të arsimimit të lartë. Në të njejtën kohë, periudha e realizuar në shkëmbim, lë edhe ndikim të fortë në aftësitë dhe punësim të diplomuarve të ardhshëm, inkurajon mësimin e gjuhëve dhe përshtatje në rrethinat multikulturore.

Shkëmbimet akademike të vendeve të Ballkanit me vendet e Unionit Europian kanë qenë të finansuara edhe më herët në periudhën prej vitit 2008-2013, përmes programit Erazmus Mundus. Në këtë periudhë shkëmbimet janë zhvilluar përmes lidhjes së universiteteve të rajonit të Ballkanit Perendimor dhe universiteteve nga UE-ja. Universitetet nga Serbia kanë krijuar më shumë se 1.200 shkëmbime të studentëve dhe mësimdhënësit me vendet e UE-së. Në këtë periudhë, më shumë se 400 studentë dhe arsimtarë nga UE-ja kanë qëndruar në kuadër të projekteve të njejta në universitetet e Serbisë.

Është e rëndësishme të theksohet se programi Erazmus+ arrin shkëmbimet me marrëdhënie të njejta me studentët, përkatësisht që numri i atyrëve të cilët kanë shkuar për shkëmbim në vendet e UE-së dhe numri i atyrëve të cilët vijnë që të kalojnë periudhën e studimit ose mbajnë ligjërime në Serbi dhe vendet tjera të Ballkanit Perendimor, të jetë i barabartë. Në konkursin e parë kjo mardhënie ka qenë 60:40 në favor të mobilizimit dalës.

Për më shumë informacione rreth shkëmbimit mund të merrni në ueb faqen e Fondacionit Tempus http://erasmusplus.rs/stipendije/otvoreni-pozivi/

 

Burimi: Fondacioni Tempus – Erazmus+ Zyra për Serbi dhe Trupi Koordinues


 

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака