Bujanoc – Shoqata e Grave të Biznesit në Bujanoc ka prezantuar studimin rreth pozitës së grave në tregun e punës dhe zhvillimin e ndërmarrësisë së gruas.
Bujanoc – Shoqata e Grave të Biznesit në Bujanoc ka prezantuar studimin rreth pozitës së grave në tregun e punës dhe zhvillimin e ndërmarrësisë së gruas.
Është konstatuar se pozita e gruas në Bujanoc dhe Preshevë është jashtëzakonisht e pafavorshme dhe se në tregun e punës ka më shumë gra të papunësuara se sa meshkuj. Numri më i madh i grave punon në sektrorin e veprimtarisë shërbyese, konkretisht në tregëti. Shoqata konstaton se mënyra për fuqizimin e grave është edukimi, trajnimi për shkruarjen e biznis planeve dhe shoqërimi.
Fazila Azemoviq, kryetare e Shoqatës së Grave të Biznesit në Bujanoc, me këtë rast theksoi:
„Mendoj se sistemi i kooperative është jashtëzakonisht lënë pas dore në hapësirat tona, kështu që shoqata e grave në kooperativa, përmes të cilave sëbashku do t`i plasojnë prodhimet e ndryshme është njëra ndër mundësitë e mira biznesore të cilat mund të realizohen.
Burim: RTS1 dhe Trupi Koordinues











